Co-PLAN mbajti takimin për fillimin e fazës së tretë të projektit ENV.net, një rrjet aktiv në fushën e mjedisit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Rrjeti tashmë përbëhet nga nëntë vende anëtare dhe mbështetet nga Komisioni Europian në qëllimin e tij për të faktorizuar problematikat e mjedisit në rajon në nivel Europian. Përgjatë fazës së tretë të projektit, rrjeti do të monitorojë, advokojë duke punuar për të rritur ndërgjegjësimin në vendet e rajonit dhe ndikimin e tij në politikë-bërje deri në nivel Europian. Ky proces do të zhvillohet duke punuar intensivisht me shoqërinë civile dhe mediat për të rritur trysninë mbi institucionet përkatëse dhe të informojë publikun në një mënyrë të drejtpëdrejtë.

Më tepër informacion rreth ENV.net mund të gjeni në faqen www.env-net.org.

Share this Post