Audit i Llogaridhënies Sociale

Periudha e zbatimit: Gusht 2012 – Mars 2013
Donatori: Banka Botërore
Fondi: 109,890 $
Zbatuar në: Durrës (AL), Shkup (MQ), Prishtinë (KS), Banja Luka e Sarajevë (BiH)
Zbatuar nga: I2UD dhe Co-PLAN

Audit i LIogaridhënies Sociale”, financuar nga Banka Botërore dhe zbatuar në partneritet nga Co-PLAN dhe Instituti për Zhvillim Urban Ndërkombëtar kishte në fokus sfidën e zhvillimit të qendrueshëm urban, dhe përjashtimit social. Projekti, i cili u zbatua njëkohësisht në pesë qytete të rajonit, Durrës (Shqipëri), Prishtinë (Kosovë), Shkup (Maqedoni), Banja Luka e Sarajevo (Bosnje Herzegovinë), kishte për qëllim të rriste njohurinë dhe ndërgjegjësimin në çështje të llogaridhënies sociale mes grupeve të interesit, si dhe të fuqizojë integritetin e shërbimeve publike në pesë qytete pilot në Europën juglindore, përkatësisht në: Durrës, Prishtinë, Shkup, Banja Lukë, e Sarajevë. Co-PLAN dhe I2UD u asistuan nga organizata lokale në secilin prej qyteteve për realizimin e auditit në të tre fazat e tij: Archis Intervention Prishtina (Kosovë), Coalition for Sustainable Development (Maqedoni), dhe US Alumni Association (Bosnje Hercegovinë). Një aspekt i rëndësishëm i auditit ishte vlerësimi i mekanizmave aktualë të llogaridhënies sociale në bashkitë e përzgjedhura, dhe i kufizimeve të tyre, për të zhvilluar qasje të reja dhe instrumente të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për të përmirësuar qeverisjen me pjesëmarrje në nivel qyteti.  Për vitin 2012, projekti pati disa aktivitete kryesisht në formën e punës kërkimore, fokus grupeve dhe workshopeve:

  • U hartuan profile analitik të secilit qytet në lidhje me çështje të qeverisjes, llogaridhënies, ofrimit të shërbimeve publike dhe grupet e marxhinalizuara të qytetit.
  • U mbajtën mesatarisht 12 focus grupe në secilin qytet me përfaqësues të grupeve të marxhinalizuar dhe 31 intervista me grupe interesi, gjetjet e të cilave u sintetizuan në një raport të detajuar.
  • U organizuan 5 seminare me pjesëmarrje të gjerë qytetare e grupesh interesi, ku u zhvilluan një numër skenarësh për përmirësim të mekanizmave aktualë të llogaridhënies në secilin qytet.
Share this Post