Plani Lokal i Zvogëlimit të Riskut të Fatkeqësive në Bashkinë Lezhë

Qëllimi i projektit të financuar nga UNDP “Plani Lokal i Zvogëlimit të Riskut të Fatkeqësive” është të rrisë Kapacitetet e Qeverisjes Lokale në uljen e rrezikut nga katastrofat lokale në Bashkinë Lezhë. Në terma më specifik, parashikohen aktivitetet e mëposhtme: përgatitja e një Strategjie dhe Plani Lokal për Zvogëlimin e Riskut të Fatkeqësive; vlerësimi i shumë rreziqeve përmes GIS; procesi i planifikimit me pjesëmarrje për vlerësimin me shumë rreziqe; vlerësimi i rrezikut të ndryshimit të klimës; zhvillimi i skenarit të rrezikut përmes GIS; integrimi i LDRR-së në aktivitetet komunale; përgatitja e strategjisë LDRR; politikat për LDRR; politikat për rezistencën dhe përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike; ngritja e kapaciteteve në nivelin komunal dhe komunitet.

Share this Post