Local Democracy Promotion Project – Lëviz Albania

Periudha e Zbatimit: 2014 – Ongoing
Donatori: Ambasada Zvicerane në Tiranë
Fondi: 6,600,000 CHF
Zbatuar në: Shqipëri
Zbatuar nga: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-PLAN, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Projekti “Promovimi i Demokracisë Vendore – Lëviz Albania” ka nisur në 2014, duke mundësuar bashkëpunimin mes Co-PLAN, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, si partnerë zbatues. Projekti është mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe ka si synim të realizojë një ndikim katalizues mbi demokracinë vendore në Shqipëri, duke mbështetur nxitësit e ndryshimit, qofshin qytetarë, grupe me bazë komunitetin, ose organizata të shoqërisë civile, në mënyrë që të kultivohet një shoqëri civile me baza të forta vendore, e orientuar nga kërkesa dhe me influence në nivelin nën-kombëtar në Shqipëri. Më specifikisht, objektivat e këtij projekti janë si më poshtë:

  1. Të themelohen dhe përforcohen platformat që mundësojnë nxitësit e ndryshimit të rrisin përfshirjen dhe ndërveprimin me përfaqësuesit e tyre vendorë, duke përforcuar kërkesën e llogarisë ndaj tyre.
  2. Të mobilizohet dhe angazhohet shoqëria civile.

Për të realizuar këto objektiva, konsorciumi i projektit ka hartuar një strategji që:

  • Do të mobilizojë agjentët e ndryshimit vendor në mënyrë kreative;
  • Do përqëndrojë vëmendjen kombëtare drejt ideve dhe aktiviteteve të tyre;
  • Do mbështesë krijimin e bashkëpunimeve horizontale dhe vertikale mes grupeve të interesit, për të adresuar sfida të ndryshme;
  • Do promovojë sinergji strategjike mes projekteve që fokusohen në forcimin e kërkesës për qeverisje të mirë dhe atyre që zhvillojnë aftësinë e institucioneve publike për të ofruar qeverisje të mirë.

Projekti pritet të mundësojë një rritje të konsiderueshme të përfshirjes dhe mbikqyrjes së qytetarëve ndaj qeverisë vendore, duke realizuar transparencë, llogari-dhënie më të mirë, dhe përmirësim të shërbimeve publike.

Share this Post