Takime konsultative: Manuali Teknik dhe Udhëzuesi për Qytetarin

Më 30 shtator 2011 hyri në fuqi ligji i ri për Planifikimin e Territorit bashkë me të dhe aktet nënligjore të këtij ligji: Rregullorja Uniforme për Instrumentet e Planifikimit të Territorit; Rregullorja Model e Planifikimit; dhe Rregullorja Uniforme e Kontrollit të Zhvillimit.

Për të mundësuar zbatimin sa më efektiv të ligjit, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, është duke hartuar një Manual Teknik dhe një Udhëzues për Qytetarin. Në kuadër të këtij projekti u organizuan tre takime konsultative në nivel kombëtar me pjesëmarrje nga 12 qarqet e vendit më 11, 13 dhe 18 tetor 2011.

Diskutimi u përqëndrua në draftin e parë të manualit teknik, një manual ky që ka për synim të asistojë institucionet qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse.

Në takime merrnin pjesë përfaqsues nga AKPT, Co-PLAN, ministri dhe drejtori të instuticioneve në nivel qendror si dhe grupe interesi që preken nga ligji i ri.

Diskutimi rreth draftit të parë të manualit teknik u përqëndrua në problematikën me të cilën ndeshen instuticionet e nivelit qendror, me praktikat dhe terminologjinë e re që sjell ligji për planifikimin e territorit dhe mënyren e zbatimit të rregulloreve.

Gjithashtu, gjatë tri takimeve konsultative me përfaqsues nga 12 qarqet e Shqipërisë,  u diskutua dhe lidhja e ligjit të ri të planifikimit me ligjet ekzistues, dhe mënyrat për nje zbatim optimal në kushte kur një numër i mirë ligjesh kanë nevojë të rishikohen.

Dikutimi u përqëndrua në përmbajtjen e manualit teknik, i cili ishte konceptuar në një hyrje, gjashtë kapituj teknik dhe një shtojcë përmbajtësore ku do të bashkangjiten formularë për kërkesa për leje të ndryshme, pjesë e rregulloreve.  Për të lehtësuar procesin, u dhanë shembuj konkretë mbi mënyrën e përdorimit të manualit nga ana e teknikëve pranë institucioneve qendrore e vendore, të cilat priten të përshtasin rregulloret e tyre të linjës me rregulloret e ligjit të ri të sapo aprovuar.

Gjatë takimeve, u prezantua dhe Udhëzuesi për Qytetarin, i cili synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve me nocionet, pyetjet, dhe proceset bazë të ligjit të ri për Planifikimin e Territorit. Ky Udhëzues është strukturuar në formën e pyetje-përgjigjeve.

Me poshtë do të gjeni materialin e plotë të prezantuar në takimet konsultative, dhe përmbajtjen në formë draft të manualeve:

> Prezantimi per Manualin Teknik – Tryeze Konsultative

> Manuali Teknik-Draft

> Udhëzuesi i Qytetarit

Share this Post

Leave a Comment