Rreth Programit
  Aktivitete
  Librari
 

Planifikimi Strategjik i Zhvillimit te Qytetit

Strategjite e Zhvillimit te Qyteteve Elbasan / Fier 

Bashkia Elbasan dhe Bashkia Fier kane perfunduar hartimin e Strategjise se Zhvillimit te Qytetit (SZHQ), te cilat perbejne nje objektiv kyc ne kuadrin e Programit EGUG II. Qytetet Elbasan dhe Fier, si dy nder qytetet kryesore ne vend, por ne pergjithesi edhe te gjithe qytetet e tjera ne Shqiperi, jane ndeshur me nevojen per t'u pershtatur ndaj ndryshimeve dhe domosdoshmerine per te orientuar mendimin dhe vėmendjen drejt zgjidhjeve afatgjata, pėrtej prioriteteve dhe intereseva te ngushta. Keto strategji perbejne nje arritje te rendesishme te ketyre dy bashkive, ne drejtim te nje orientimi me te qarte dhe te sigurte dhe konsolidimit te zhvillimit te qendrueshem te tyre. 

Keto strategji jane rezultat i proceseve te rendesishme planifikimi strategjik me pjesemarrje qe jane zhvilluar ne te dy qytetet, duke qene se vete planifikimi strategjik perfaqeson nje koncept dhe element i ri ne fushen e planifikimit urban dhe zhvillimit te qyteteve ne Shqiperi. Dokumenti i Strategjise sė Zhvillimit tė Qytetit skicon zhvillimin e qytetit sipas njė vizioni tė pėrbashkėt tė administratės vendore, grupeve tė interesit dhe shoqėrisė civile. Ai pėrcakton qėllimet strategjike, objektivat, programet dhe njė seri ndėrhyrjesh konkrete pėr arritjen e kėtij vizioni. Strategjite nderthurin kater fusha kryesore: zhvillimin urban, zhvillimin ekonomik, shendetesine dhe arsimin e kulturen.

Kliko ketu per dokumentin perkates te Strategjise se Zhvillimit te Qytetit te Elbasanit dhe te Fierit.