Rreth Programit
  Aktivitete
  Librari
 

Plani i Zhvillimit Ekonomik Lokal

Plani i Zhvillimit Ekonomik Lokal perfaqeson nje nga shtyllat kryesore te Strategjise se Zhvillimit te Qytetit te zbatuar ne bashkite e Elbasanit dhe Fierit brenda kuadrit te programit EGUG. Si pjese e strategjise, plani skicon vizionin per zhvillimin e ekonomise ne perputhje me vizionin e zhvillimit te qytetit dhe permban gjithashtu qellimet strategjike, objektivat, programet dhe nje seri nderhyrjesh konkrete qe sherbejne per arritjen e ketij vizioni. Ky plan synon te orientoje mendimin strategjik drejt ndryshimit te struktures ekonomike te qytetit, te krijoje shanse per punesim dhe per zhvillim te shpejte ekonomik.
  
Plani Zhvillimit Ekonomik Lokal trajton ato aspekte te lidhura direkt me zhvillimin ekonomik te qyteteve Elbasan dhe Fier, ne perputhje me funksionet qe ligji i pushtetit vendor i lejon bashkise per promovimin e zhvillimit ekonomik ne lokalitet. Ky plan mbeshtetet gjithashtu edhe ne Strategjine Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social, apo ne strategjite rajonale te hartuara ne lidhje me qarkun e Fierit dhe Elbasanit.
 
Brenda programit EGUG, Plani i Zhvillimit Ekonomik Lokal eshte konceptuar i lidhur ngushtėsisht me Planin e Pėrgjithshem Rregullues. Ndėrsa Plani i Zhvillimit Ekonomik Lokal pėrcakton drejtimet kryesore per zhvillimin ekonomik, Plani Rregullues materializon orientimin ne hapėsirė te funksioneve ekonomike tė qytetit. Tė dy kėto procese ecin paralelisht nėn „ombrellėn“ e Strategjisė  pėr Zhvillimin e Qytetit.   
 
Plani I Zhvillimit Ekonomik Lokal ne kontekstin e programit te EGUG ka tre qellime kryesore:
  
·          Se pari, sherben si nje mjet komunikimi midis qytetareve, sektorit privat dhe administraten publike qendrore dhe lokale, per te ndare se bashku vizionin per zhvillimin e qytetit. Ky vizion i aprovuar konsesualisht permes nje procesi te gjere dhe transparent konsultimesh me grupe te ndryshme interesi, hedh drite mbi zhvillimin ekonomik si promotor ndryshimi.   
·          Se dyti, sherben si nje udherrefyes per hartuesit e politikave dhe te gjithe aktoret e interesuar ne zhvillimin ekonomik qe influencojne dhe influencohen nga ky proces. Plani udheheq me nje vizion te qarte perpjekjet e perbashketa per krijimin e kushteve me te mira per rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te punes; 
·          Se treti, siguron nje skelet te forte per planifikimin afatgjate te puneve te bashkise ne harmoni me Strategjine e Zhvillimit te Qytetit; 
 
 
Plani i Zhvillimit Ekonomik karakterizohet nga fleksibiliteti, eshte i gjalle dhe pershtatet ne perputhje me nevojat e komunitetit, sfidat e reja dhe ndryshimet e shpeshta qe karakterizojne ritmet ekonomike te zhvillimit te qyteteve. Kjo e ben ate nje instrument strategjik me mundesi ndryshimi dhe persosje ne varesi te ritmeve te zhvillimit ekonomik te qyteteve.