Rreth Programit
  Aktivitete
  Librari
 

Zhvillimi Ekonomik Lokal

Plani i Zhvillimit Ekonomik Lokal

Plani i Zhvillimit Ekonomik Lokal perfaqeson nje nga shtyllat kryesore te Strategjise se Zhvillimit te Qytetit te zbatuar ne bashkite e Elbasanit dhe Fierit brenda kuadrit te programit EGUG. Si pjese e strategjise, plani skicon vizionin per zhvillimin e ekonomise ne perputhje me vizionin e zhvillimit te qytetit dhe permban gjithashtu qellimet strategjike, objektivat, programet dhe nje seri nderhyrjesh konkrete qe sherbejne per arritjen e ketij vizioni. Ky plan synon te orientoje mendimin strategjik drejt ndryshimit te struktures ekonomike te qytetit, te krijoje shanse per punesim dhe per zhvillim te shpejte ekonomik.

Metodologjia

Metodologjia e ndjekur gjate procesit per hartimin e Planit te Zhvillimit Ekonomik Lokal pervijon neper te njejtat gjurme dhe perdor te njejtin mekanizmi organizativ te procesit te Strategjise se Zhvillimit te Qytetit. Ne funksion tė manaxhimit tė ZHEL ėshtė Grupi Tematik per Zhvillimin Ekonomik Lokal, si pjese e strukturės institucionale pėr SZHQ (pėr me tepėr kliko kėtu), kurse per nje ndjekje me te afert te dinamikes se punes eshte Berthama Koordinuese per ZHEL-in. Gjithashtu, per hartimin e PZHEL ndiqet parimi i planifikimit strategjik, sipas nje dinamike konceptimi qe pėrmban kater fazat e meposhteme: