Njihuni me Stafin

Ai është gjithashtu një nga themeluesit e Universitetit Polis, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe e Zhvillimit të Politikave Urbane, ku ai kryeson njësinë kërkimore dhe angazhohet në mësimdhënien e planifikimit strategjik. Ai u diplomua në Inxhinieri Civile dhe më tej kreu studimet pas-universitatre në Politika Publike, Vlerësim të Tokës dhe Ndërtimit, Zhvillimi Urban i Qytetit, në institucione europiane dhe amerikane. Fushat e tij kryesore të ekspertizës janë: qeverisja lokale dhe decentralizimi, planifikimi urban strategjik, formulimi i politikës publike, manaxhimi i ciklit të projektit, e vlerësimit të projektit, zhvillimi organizativ dhe institucional, zhvillimi i shoqërisë civile, manaxhi i procesit, manaxhim njohurish, manaxhim aktivitetesh, moderimi, dhe trajnimi. Gjatë 15 viteve të fundit, Dritani ka punuar në projekte në fushën e planifikimit të lagjes dhe qytetit, organizimit dhe zhvillimit institucional, hartimit të projekteve, monitorimit dhe vlerësimit, decentralizimit dhe reformave të pushtetit lokal, planifikimit urban dhe manaxhimit, financimit komunal, zhvillimit të shoqërisë civile dhe demokratizimit, kryesisht në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ai ka fituar përvojë të gjerë në fushën e trajnimeve, të pedagogjisë dhe manaxhimit të qeverisjes vendore dhe të manaxhimit financiar, dhe ka zhvilluar aftësi të shkëlqyera në politikën e këshillimit, rrjeteve dhe komunikimit, të raportimit dhe të manaxhimit të ciklit të projektit.

> Rudina Toto – Manaxhere Programi

Eksperte dhe MSc ne Manaxhim Urban dhe Mjedisor. Sfond akademik dhe eksperience ne planifikim dhe mjedis. Manaxhim dhe ekspertize ne pergatitjen e strategjive te zhvillimit te qytetit, planeve urbane dhe mjedisore me pjesemarrje, ngritjen e sistemeve te informacionit per territorin, analizen e sistemeve mjedisore, analize institucionale, studime fizibiliteti dhe vleresim social, pergatitje legjislacioni. Thellim ne pune kerkimore per politika publike dhe lektore në Universitetin POLIS.

> Anila Gjika – Manaxhere Programi

Eksperte në manaxhim urban dhe MSc në Administrim Biznesi. Eksperiencë të gjerë në Planifikim Urban dhe Financa Urbane, si nga arsimi edhe nga përvoja. Aftësi menaxhimi dhe ekspertize në hartimin e Planeve Rregullues, Programin Buxhetor Afatmesëm, Planin e Investimeve Kapitale dhe studime fizibiliteti. Eksperiencë e gjerë me Partneritetet Publike Private, Menaxhimin e Tokës, Zhvillimin dhe Përmirësimin e Infrastrukturës dhe Kontrollin e Kostove të projekteve. Kualifikimi Akademik përfshin gjithashtu edhe Studime Pasuniversitare në Financa Publike, Mardhëniet Fiskale Ndërqeveritare, Rregullarizimin e Zonave Informale dhe Menaxhimin e Tokës. Drejtues i Njësisë së Ekonomisë dhe Financave Urbane në Co-PLAN dhe Lektore në Universitetin Polis .

> Floreta Pirushi – Manaxhere Programi

Profili i punes dhe eksperienca e deritanishme ka qene në administrimin e zyrës dhe bibliotekes. Diplomuar për Jurisprudencë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; dy vjet studime pas-universitare për bibliotekonomi, Biblioteka Kombëtare dhe Fondacioni Soros në Shqipëri. Menaxhere e projektit “Cmimi i Lidershiput Shqiptar”, një nismë e re e nderrmarre nga Co-PLAN, për të nxitur vlerat reale të Lidershipit Shqipëtar dhe LOGIN (Rrjeti i Informacionit për Pushtetin Lokal) një platformë e menaxhimit të njohurive ne ceshtjet e qeverisjes lokale. Pergjegjese e Departamentit te Sherbimeve dhe përfaqësuese e Departamentit të Publikimeve dhe Komunikacionit – U_ POLIS.

> Eno Muho – Planifikues Urban

Kualifikim në Dizenjim dhe Planifikim Urban, si nga formimi dhe nga eksperienca. Eksperiencë në strategjitë e planeve urbane me pjesëmarrje në projektim urban, dhe në sistemet bashkiake të informacionit dhe planeve rregulluese urbane.

> Altin Mihali – Ekspert i Financave Bashkiake

Diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe me eksperiencë e gjerë për Taksat dhe Tarifat Vendore, Menaxhimin Financiar, Buxheti me pjesëmarrje, Plani i Investimeve Kapitale etj. Ekspert për organizata vendase dhe të huaja për njësitë vendore. Njohuri të mëdha në pregatitjen, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të Bashkive, paketën fiskale me disa variante, Planin e Investimeve Kapitale, krijimin dhe funksionimin e Zyrës me Një Ndalesë për rregjistrimin dhe rirregjistrimin e biznesit të vogël, pregatitjen dhe implementimin e Planit të Veprimit për menaxhimin e performancës së shërbimit në Zyrën me Një Ndalesë, si i vetmi model për shërbimet administrative, dhe për shërbimet e tjera publike si shërbimi i pastrimit, ndriçimit dhe furnizimit me ujë.

> Darina Kokona – Eksperte e Zhvillimit Komunitar

Eksperiencë e konsoliduar në zhvillim urban dhe socio-ekonomik dhe aspekte të qeverisjes në nivel lokal dhe rajonal. Ekspertizë në fushën e zhvillimit lokal dhe rajonal, planifikimit strategjik me fokus në hartimin e planeve të zhvillimit strategjik, procese planifikimi me pjesëmarrje, dhe monitorim e vlerësim. Eksperiencë dhe njohje e thellë e sektorit jo-fitimprurës, institucioneve qeverisese shqiptare vendore dhe rajonale, ngritje kapaciteti, zhvillim institucional dhe trainim të institucioneve dhe organizatave mbi ciklin e manaxhimit të projektit. E kualifikuar dhe me eksperiencë në shkencat sociale me fokus në zhvillimin komunitar, procese integruese të minoriteteve dhe çështjeve të gjinisë, dhe komunikimi dhe ndërlidhja e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në zhvillime të mëdha urban me theks në qytete gjithëpërfshirëse.

> Redion Biba – Ekspert Mjedisi

Ekspert i specializuar dhe me experiencë në manaxhimin e mbetjeve ngurta, efiçencën e energjisë dhe  aspekte të tjera të administrimin mjedisor, monitorimin dhe kontrollin e mjedisit urban, vlerësimin e ndikimit në mjedis, hartimin dhe zbatimin e strategjive lokale mjedisore, kuadrit ligjor e administrativ në nivel lokal. Eksperiencë e gjerë në hartimin dhe zbatimin e projekteve mjedisore, hartimin dhe zbatimin e kontratave, llogaritjen e kostove dhe tarifave, buxhetin dhe auditimin e mbetjeve, organizimin e trajnimeve, etj. Diplomuar në Universitetin e Tiranës në 1998 si Inxhinjer Mjedisi dhe përfunduar suksesshem disa programe trajnimi mjedisor pas-universitare. I punësuar pranë Co-Plan prej vitit 2009. Aktualisht po ndjek Programin Master pranë Universitetit Polis dhe IHS-Hollande në degën “Strehim dhe Manaxhim toke”.

> Teida Shehi – Eksperte Mjedisi

Diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega inxhinieri mjedisi, profili energjitikë. Koordinatore në projektet për mjedisin,veçanërisht në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta (Metodologjia EMAS – Skamat e menaxhimit dhe auditimit mjedisor) në nivel vendor. Eksperiencë pune me njësite e qeverisjes vendore, ngritje kapaciteti, punë kërkimore dhe punë me komunitetin. Ka asistuar dhe drejtuar disa fushata të nadarjes së mbetjeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.  Aktualisht po ndjek Programin Master pranë Universitetit Polis dhe IHS-Hollande në degën “Strehim dhe Manaxhim toke”.

> Aida Ciro – Eksperte në Komunikim dhe Punë Kërkimore

E kualifikuar, dhe me eksperiencë në Komunikim dhe Punë Kërkimore. Kualifikimet akademike përfshijnë Gazetari (BA, Angli), dhe studime pasuniversitare në Strategjinë e Sigurisë Ndërkombëtare (MA, Angli) dhe Logjistikë Ndërkombëtare dhe Manaxhim i Zinxhirit të Prodhimit (MSc, Suedi).

> Besmira Dyca – Eksperte në Planifikim Urban

Diplomuar në Planifikim Qyteti dhe Rajoni, në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, Ankara, Turqi. Aktualisht ndjek një program Masteri në “Strehim dhe Zhvillim i Tokës”, program i përbashkët i Universitetit POLIS (Shqipëri) me Institutin për Studime të Banimit (Holandë). Përvojë pune në fushën e manaxhimit të projektit dhe vlerësimit në nivel lokal. Fushat e saj të interesit përfshijnë: planifikimin rajonal dhe urban, planifikimin strategjik, efiçienca e energjisë dhe planifikimin mjedisor, politikëbërje urbane, qeverisja e turizmit të qendrueshëm.

> Zenel Bajrami- Specialist në Planifikim Urban

Diplomuar për Planifikim Urban pranë Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, Turqi; gjithashtu ka patur një experiencë të shkurtër akademike pranë Universitetit të Mançesterit, Mbretëria e Bashkuar. Përvoja trajnimi pranë zyrave urbanistike në nivel të qeverisjes vendore. Fushat me interes përfshijnë morfologjinë urbane, e cila ndodhet në nje proces të madh ndryshimi, dhe dizenjimin urban dhe masterplanet.

> Silvi Jano – Planifikues Urban (Junior)

Diplomuar në Universitetin Polis, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politika të Zhvillimit Urban në nivel Master Shkencor në Planifikim Urban. Me experiencë te shkurtër akademike e profesionale në institucione ndërkombëtare të tilla si: TU Wien, Vjenë,  Austri, dhe Universiteti Van Holl Larenstein, Holandë.

> Ogerta Gjiknuri – Manaxhere Finance

Diplomuar për Financë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Master në: “Risku Financiar dhe Menaxhim Risku”. Sfondi i saj vjen nga një përvojë e suksesshme në sektorin e financës dhe të kontabilitetit. Përvojë në përgatitjen e pasqyrave financiare, raporteve të ndryshme dhe buxhetimit me aftësinë e fortë për të koordinuar dhe bashkëvepruar me palët e treta, dhe për të drejtuar një departament efikas financiar.

> Oreola Caliqi – Kontabiliste

Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik për administrim Biznesi. Përvojë pune si kontabiliste dhe njohuri mbi Ligjin e Kontabilitetit. Eksperiencë në përgatitjen e pasqyrave finaciare për kompani të ndryshme.

> Ledia Lika – Administratore Zyre

Vjen me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e mbështetjes administrative për OJF; Ledia u diplomua në Gjuhë të Huaja në Universitetin e Tiranës, specializim në gjuhën Gjermane. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.

> Altion Qirko – Staf Mbështetës

Share this Post

Leave a Comment