Festivali i Filmit Mjedisor 2013

Co-PLAN solli dy filma me minutazh të shkurtër, si dhe një ekspozitë ‘retrospektive’ për të nënvizuar se si kanë ndryshuar sjelljet konsumatore të shqiptarëve në vite, me ndikimin përkatës në mjedis.

Gjithashtu, gjatë panairit i cili u organizua në rrugën ‘Murat Toptani’ në kryeqytet, ditën e Shtunë, 25 Maj, Co-PLAN në bashkëpunim me Universitetin POLIS ndau në numër botimesh të fushës së mjedisit, veçanërisht në lidhje me shkencat e tokës.

Dy filmat me minutazh të shkurtër të transmetuar gjatë festivalit mund t’i ndiqni duke klikuar më poshtë:

PET 127 – Plastic Emergency Albania

Nga koha e rrjetës së najlonit, trastave dhe shisheve të qelqit, profili i konsumatorit shqiptar është tjetërsuar përtej njohjes. Në 21 vjet, ne kemi zëvëndësuar çdo sjellje konsumatorizmi për të vetmen arsye sepse kemi mundësinë të zgjedhim. Kemi lirinë të zgjedhim mes [të paktën] 10 llojeve të ndryshme ‘shishesh uji’, e pijesh shumëngjyrëshe, shpesh pa ndonjë arsye. Tendenca jonë për konsum të shfrenuar njëpërdorimësh është rritur kaq shumë, sa ka filluar të bjerë ndesh dukshëm me mjedisin ku jetojmë. Fatmirësisht, dhe këtu ne mund të përdorim të drejtën tonë për të zgjedhur. Ne mund të reduktojmë përdorimin e amballazheve njëpërdorimësh; të zëvëndësojmë konsumin e tyre me produkte më pak të dëmshme për mjedisin, si dhe të riciklojmë ato që kemi përdorur. Me pak vullnet dhe fantazi, ne mund  të shndërrojmë problemin e ndotjes në zgjidhje. Ju ftoj të njiheni me iniciativën më të fundit të Co-PLAN, Institutin për Zhvillim të Habitatit dhe U _ POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit. Projekti për ndërtimin e një stacioni autobuzi me shishe plastike u ideua në mjediset e Co-PLAN e U_POLIS në Dhjetor 2011, duke u mbështetur në eksperienca të mëparshme, dhe përfundoi më 8 tetor, 2012. Historia e suksesit vazhdon, tek sa ka filluar puna për një stacion të dytë!

Gjëndja e trafikut është pasqyrë e shoqërisë

Në mënyrë të paevitueshme, çdo ditë na takon të jemi në këpucët  e këmbësorit, ose, të drejtuesit të automjetit. E megjithatë, historinë e këmbësorit dhe drejtuesit mund ta tregojmë në shumë mënyra: Nga njëra anë si këmbësorë, mund ndihemi të pasigurtë, indiferentë, të inatosur nga makinat e shumta dhe në trotuarë apo vijat e bardha dhe të rrezikuar. Nga ana tjetër, si drejtues automjeti, ndihemi të inatosur nga këmbësorët e pakujdesshëm, bllokimi i trafikut, mungesa e hapësirave për parkim dhe rrugët e amortizuara?  Ndonëse është e vështirë t’i jepet e drejta njërës palë apo tjetrës, një gjë është e sigurtë: ndotja e mjedisit si pasojë e zhvillimi urban dhe shtimit të trafikut na prek dhe streson të gjithëve

Share this Post

Leave a Comment