Punë Kërkimore dhe Politika Publike

Në bashkëpunim me aktorët përkatës, dhe me synimin për të gjeneruar njohuri dhe praktika të  mira të qeverisjes, Co-PLAN ka zhvilluar apo adoptuar një  sërë instrumentesh të qeverisjes së mirë. Krijimi i këtyre instrumenteve është mbështetur vazhdimisht me proçese të njohjes së kontekstit lokal, dhe më pas me përshtatjen e metodologjive bashkëkohore me realitetin shqiptar. Qartësisht, vec proçeseve të pjesëmarrjes së vërtetë dhe përqasjes me bazë komunitare, Co-PLAN i ka dedikuar jo pak kohe aktiviteteve kërkimore. Këto të fundit janë konsideruar vazhdimisht si shumë të rëndësishme per gjenerimin e njohurive përkatëse.Në fillimet e organizatës, aktivitetet kërkimore inkuadroheshin përgjithësisht brenda kornizës së  një projekti dhe kishin për qëllim të vlerësonin nevojat dhe të mbështetnin hartimin e intrumenteve të planifikimit me perceptime lokale. Në një fazë të dytë, aktivitete kërkimore plotësuese dhe/ose më të thelluara u përdorën për të ngirtur në një nivel më përgjithësues njohjen ndaj kontekstit urban, me qëllimin për të mbështetur vendimmarrjen politike dhe atë në nivel qyteti. Pikërisht, përmes këtij proçesi sistematik të gjenerimit të njohurive Co-PLAN përgatiti në vitin 2005 Platformën për Reformen e Planifikimit të Tërritorit. Kjo Platformë iu dorëzua parlamentit shqiptar dhe në vitin 2006 u adoptua në mënyrë të pjesshme nga qeveria shqiptare. Më tej, përfshirja e Co-PLAN në studimet e thelluara në fushën e energjive të rinovueshme u përdorën për të influencuar rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë.

Pas konsolidimit të sfondit të  mësipërm, Co-PLAN parashikoi në mënyrë strategjike zhvillimin si një organizatë që ndikon politikat publike. Prej dy vitesh, Co-PLAN është angazhuar në mënyrë programatike dhe institucionale në punë kërkimore që synon të ndikojë politikat publike. Sikurse u përshkrua më lart, ky evolucion vjen në mënyrë të natyrshme për një organizate profesionale si Co-PLAN, që krahas zhvillimit të instrumenteve të qeverisjes urbane dhe mobilizimit te proçeseve të pjesëmarrjes, punon në mënyrë intensive për të plotësuar ciklin e saj, duke mbështetur dhe ndikuar proçeset e politikëbërjes.

Megjithatë, cikli nuk mbyllet këtu. Që prej një viti, Co-PLAN është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Universitetit POLIS. Përmes këtij bashkëpunimi me përfitim të drejtpërdrejtë dy-palësh, Co-PLAN synon të forcojë profilin kërkimor në fushën e politikave dhe atë akademike. Ekspertiza e Co-PLAN në punë kërkimore dhe politika publike, është përmbledhur shkurtimisht si mëposhtë.

 

Produkte dhe Shërbime

> Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimeve social-ekonomike. Ky është një nga produktet më të zbatuara nga Co-PLAN dhe është përdorur që në fillesat e punës me komunitetin. Përfshirja në projekte te Bankes Botërore ka ndihmuar në zhvillimin cilesor të këtij komponenti. Ky produkt është përmirësuar vazhdimisht, duke iu përshtatur konteksteve lokale dhe kampioneve të ndryshme;

> Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimeve të biznesit. Progresi i cilësisë së këtij produkti është i njëjtë si për vëzhgimin social-ekonomik;

> Hartimi dhe zbatimi i proçesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në nivel lokal. Ky është një nga proçeset me intensive dhe të komplikuara të kryera nga Co-PLAN në lidhje me ndërtimin e bazave të të dhënave në nivel qyteti. Baza e të dhënave për Fierin dhe Elbasanin është ndërtuar në GIS;

> Zbatimi i PSIA – Matja e Varfërisë dhe Vlerësimi i Impaktit Social. Co-PLAN e ka zbatuar PSIA-n, duke përfshirë këtu edhe analizën dhe përgatitjen e raportit përfundimtar, për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm në Shqipëri (8 bashki). Kjo iniciativë është ndërmarrë në kuadër të një angazhimi me Bankën Botërore;

> Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimeve të përkatësisë gjinore. Këto vëzhgime janë realizuar disa herë në vendbanimet informale dhe në komunitetet me grupe në nevojë ku Co-PLAN ka punuar;

> Ngritja e platformave GIS për qytete apo zona të caktuara. Ky shërbim është zbatuar në bashkëpunim me Geo Consulting, një kompani që midis të tjerave është e specializuar në ngritjen dhe analizimin e sistemeve të informacionit për territorin;

> Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimeve për industrinë e strehimit dhe efiçencën e energjisë në banesa. Këto vëzhgime janë kryer për qytetin e Tiranës dhe të Fierit (efiçenca e nergjisë në banesa) dhe për 10 bashki kryesore (industria e strehimit);

> Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimeve për mbeturinat e ngurta (prodhimi dhe performanca e shërbimit). Ky lloj studimi është realizuar në të gjitha qytetet në të cilat Co-PLAN ka zbatuar projekte me në qendër mjedisin;

>Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimit në nivel kombëtr për energjitë e rinovueshme, duke përfshirë edhe proçesimin e të dhënave në GIS;

> Punë kërkimore për politika publike në subjektet: i) Rajonalizimi dhe reforma territoriale; ii) Transporti publik; iii) Manaxhimi i mbeturinave të ngurta (shërbimi dhe trajtimi final); iv) Pronat publike; Taksa e pronës; v) Industria e strehimit; vi) Performanca e qeverisjes vendore; vii) Energjitë e rinovueshme dhe efiçenca e energjisë;

> Zbatimi i vlerësimeve sektoriale, si psh. Vlerësimi i dëmeve të luftës së Kosoves në sektorin e bujqësisë, në vitin 1999;

> Hartimi dhe zbatimi i vëzhgimeve për vlerësimin e nevojave për nevojat për trjanim të qeverisë vendore dhe studime të fizibilitetit për strategjitë e donatorëve;

> Përgatitja e artikujve kërkimorë për çështje specifike akademike dhe profesionale, nën kornizën e bashkëpunimit me Universitetin POLIS;

 

Proceset

> Hartimi dhe planifikimi i proçesit kërkimor, grumbullimi i të dhënave, analizimi dhe prodhimi i raporteve dhe artikujve profesionalë;

> Adaptimi i kërkimit/vëzhgimit me kontekstin lokal;

> Trajnimi i vëzhguesve;

> Përdorimi i instrumenteve dhe metodologjive të ndryshme si: rishikimi i literaturës dhe dokumenteve, diskutime me grupe të fokusuara, vëzhgim gjeografik, vëzhgim vizual, pyetësorë të hapur, të mbyllur dhe gjysëm të strukturuar, intervista të strukturuara, etj.;

> Përdorimi i SPSS dhe GIS për proçesimin e të dhënave;

> Ngritja e një sistemi grumbullimi të dhënash që përmirësohet vazhdimisht;

> Përgatitja e dokumenteve të politikave publike të cilat japin rekomandime politike të bazuara në studimin kërkimor;

> Përhapja e gjetjeve nga studimi përmes aktiviteteve të ndryshme si: konferenca, tryeza, publikime, media, etj.;

> Lobim dhe krijim/forcim rrjetesh në favor të rekomandimeve politike;

> Përgatitje e projekt-propozimeve dhe bashkëpunim me Universitetin POLIS për studime/punë kërkimore akademike;

> Rishikim periodik i strategjisë së Co-PLAN për punë kërkimore dhe politika publike;