Stafi Drejtues

> Dritan Shutina – Drejtor Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Dritan Shutina është Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që nga viti 2005, të cilin ai e bashkë-themeloi në vitin 1995. Ai është gjithashtu një nga themeluesit e Universitetit Polis, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe e Zhvillimit të Politikave Urbane, ku ai kryeson njësinë kërkimore dhe angazhohet në mësimdhënien e planifikimit strategjik.

Ai u diplomua në Inxhinieri Civile dhe më tej kreu studimet pas-universitatre në Politika Publike, Vlerësim të Tokës dhe Ndërtimit, Zhvillimi Urban i Qytetit, në institucione europiane dhe amerikane.

Fushat e tij kryesore të ekspertizës janë: qeverisja lokale dhe decentralizimi, planifikimi urban strategjik, formulimi i politikës publike, manaxhimi i ciklit të projektit, e vlerësimit të projektit, zhvillimi organizativ dhe institucional, zhvillimi i shoqërisë civile, manaxhi i procesit, manaxhim njohurish, manaxhim aktivitetesh, moderimi, dhe trajnimi.

Gjatë 15 viteve të fundit, Dritani ka punuar në projekte në fushën e planifikimit të lagjes dhe qytetit, organizimit dhe zhvillimit institucional, hartimit të projekteve, monitorimit dhe vlerësimit, decentralizimit dhe reformave të pushtetit lokal, planifikimit urban dhe manaxhimit, financimit komunal, zhvillimit të shoqërisë civile dhe demokratizimit, kryesisht në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ai ka fituar përvojë të gjerë në fushën e trajnimeve, të pedagogjisë dhe manaxhimit të qeverisjes vendore dhe të manaxhimit financiar, dhe ka zhvilluar aftësi të shkëlqyera në politikën e këshillimit, rrjeteve dhe komunikimit, të raportimit dhe të manaxhimit të ciklit të projektit.

> Rudina Toto – Manaxhere Programi

Eksperte dhe MSc ne Manaxhim Urban dhe Mjedisor. Sfond akademik dhe eksperience ne planifikim dhe mjedis. Manaxhim dhe ekspertize ne pergatitjen e strategjive te zhvillimit te qytetit, planeve urbane dhe mjedisore me pjesemarrje, ngritjen e sistemeve te informacionit per territorin, analizen e sistemeve mjedisore, analize institucionale, studime fizibiliteti dhe vleresim social, pergatitje legjislacioni. Thellim ne pune kerkimore per politika publike dhe lektore në Universitetin POLIS.

> Konalsi Gjoka Manaxher Programi

Ekspert në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane; Burimet e Rinovueshme të Energjisë; Përdorimin Racional dhe me Efiçencë të Energjisë; Ekonominë Mjedisore; Eksperiencë në hartimin e projekteve, zbatimin monitorimin dhe vlerësimin e tyre; Eksperiencë kërkimore në Menaxhimin Mjedisor në nivel lokal dhe rajonal; I çertifikuar nga Ministria e Mjedisit për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis/Vlerësimin Strategjik Mjedisore si dhe Auditime Mjedisore. Master në Shkencë në Fushën e Mjedisit dhe Teknologjisë. Lektor/kërkues në Universitetin Politeknik të Tiranës.

> Anila Gjika Manaxhere Programi

Eksperte në manaxhim urban dhe MSc në Administrim Biznesi. Eksperiencë të gjerë në Planifikim Urban dhe Financa Urbane, si nga arsimi edhe nga përvoja. Aftësi menaxhimi dhe ekspertize në hartimin e Planeve Rregullues, Programin Buxhetor Afatmesëm, Planin e Investimeve Kapitale dhe studime fizibiliteti. Eksperiencë e gjerë me Partneritetet Publike Private, Menaxhimin e Tokës, Zhvillimin dhe Përmirësimin e Infrastrukturës dhe Kontrollin e Kostove të projekteve. Kualifikimi Akademik përfshin gjithashtu edhe Studime Pasuniversitare në Financa Publike, Mardhëniet Fiskale Ndërqeveritare, Rregullarizimin e Zonave Informale dhe Menaxhimin e Tokës. Drejtues i Njësisë së Ekonomisë dhe Financave Urbane në Co-PLAN dhe Lektore në Universitetin Polis .

> Floreta Pirushi Manaxhere Programi

Profili i punes dhe eksperienca e deritanishme ka qene në administrimin e zyrës dhe bibliotekes. Diplomuar për Jurisprudencë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; dy vjet studime pas-universitare për bibliotekonomi, Biblioteka Kombëtare dhe Fondacioni Soros në Shqipëri. Menaxhere e projektit “Cmimi i Lidershiput Shqiptar”, një nismë e re e nderrmarre nga Co-PLAN, për të nxitur vlerat reale të Lidershipit Shqipëtar dhe LOGIN (Rrjeti i Informacionit për Pushtetin Lokal) një platformë e menaxhimit të njohurive ne ceshtjet e qeverisjes lokale. Pergjegjese e Departamentit te Sherbimeve dhe përfaqësuese e Departamentit të Publikimeve dhe Komunikacionit – U_ POLIS.

Share this Post

Leave a Comment