Manaxhimi i Financave Bashkiake

Ekspert për organizata vendase dhe të huaja për njësitë vendore. Njohuri të mëdha në pregatitjen, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të Bashkive, paketën fiskale me disa variante, Planin e Investimeve Kapitale, krijimin dhe funksionimin e Zyrës me Një Ndalesë për rregjistrimin dhe rirregjistrimin e biznesit të vogël, pregatitjen dhe implementimin e Planit të Veprimit për menaxhimin e performancës së shërbimit në Zyrën me Një Ndalesë, si i vetmi model për shërbimet administrative, dhe për shërbimet e tjera publike si shërbimi i pastrimit, ndriçimit dhe furnizimit me ujë.

> Darina Kokona – Eksperte e Zhvillimit Komunitar

Profili i punës dhe ekperienca e deritanishme në shkencat sociale, me fokus pune sociale, çështjet të barazisë gjinore, psikologji të edukimit dhe zhvillimit të fëmijës, këshillim dhe asistencë psiko-sociale për viktimat e trafikut njerëzor dhe grupeve të tjera të prekura. Eksperiencë dhe njohuri shumë të mira mbi sektorin veprues jo-fitimiprurës në Shqipëri, si edhe ngritje të kapaciteteve për organizatat dhe institucionet jo-qeveritare/jo-fitimprurëse, duke dhënë konsulencën e saj si trainere e çertifikuar në fushat: shkrim projektesh, administrim dhe menaxhim organizativ, zbatim dhe vlerësim-monitorim projektesh. Motivacion i lartë lidhur me thithjen e njohurive nga burimet akademike, si dhe zotësi në sintetizimin me kujdes të informacionit të marrë bazuar në dijet që të udhëheqin drejt thelbit të problemeve dhe zgjidhjeve përkatese, duke siguruar metoda kompresive dhe të qarta pune.

Share this Post

Leave a Comment