Dy Publikime të Rëndësishme

Tiranë, Mars 2013 – Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, hartoi dhe publikoi dy manuale në mbështetje të autoriteteve vendore dhe të qytetarëve. Manuali Teknik është hartuar përmes konsultave të vazhdueshme me grupet e interesit, dhe pritet t’u vijë në ndihmë institucioneve qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse, nëpërmjet ‘zbërthimit teknik’ dhe shembujve ‘të aplikimit’ .

Konsultime:“Për Planifikimin e Territorit”

Tiranë, Shtator 2010 – Bazuar në ligjin “Për Planifikimin e Territorit”, nr. 10119, datë 23/04/2009, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) u angazhua në hartimin e Rregullores Uniforme të Planifikimit, Rregullores Model të Planifikimit dhe Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit. Në këtë proçes, i cili u realizua gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2010, AKPT u mbështetet teknikisht nga USAID, përmes Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Në kuadër te hartimit të rregulloreve, bazuar ne ligjin 10119, AKPT u angazhua në një proçes konsultimi në  nivel qendror dhe vendor.

Mbi Co-PLAN

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit është një organizatë jofitimprurëse që ka kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale, duke trajtuar çështjet kyçe mjedisore, zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe duke ndikuar politika dhe promovimin e pjesëmarrjes së komunitetit që nga viti 1995. Në thelb të aktivitetit tonë është puna me njerëzit dhe institucionet, për të nxitur transformim të prekshëm social dhe ndryshime pozitive në

Read More