Historiku i Co-PLAN

Në fillim të viteve ’90, disa ekspertë të rinj shqiptarë, me ndihmën e organizatave të specializuara holandeze, pilotuan me sukses përvojat e para të planifikimit urban realist në Shqipëri në disa zona në nevojë në Tiranë. Kjo fazë shënoi dhe lindjen e Institutit për zhvillimin e Habitatit, Co-PLAN. Pavarësisht rezistëncës dhe trysnisë së kohës, Co-PLAN i replikoi këto modele me sukses dhe në vitet pasuese, në nivel dhe më të

Read More

Ripërvetësimi i Qytetit

Tiranë, Shtator 2012 – Universiteti POLIS në bashkëpunim me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, dhe Bashkia e Tiranës organizojnë për herë të parë “Javët e Arkitekturës në Tiranë”. Në këtë kuadër do të organizohen një seri aktivitetesh, ekspozitash, iniciativa urbane, seminare, dhe një konferencë për “Ri-përvetësimin e qytetit”.  Konferenca rajonale organizohet nga Co-PLAN në bashkëpunim me Universitetin POLIS, EXPEDITIO dhe Kor-CSD, dhe do të përqëndrohet në transformimin e shesheve të qytetit, si një nga ngjarjet kryesore të Javëve të Arkitekturës në Tiranë.

Dialog mes Qyteteve të Rajonit (SEE)

Dialog mes Qyteteve të Rajonit (SEE)

Tiranë, Qershor 2012 – Rreth 90 pjesëmarrës nga tetë vende të ndryshme të Europës Juglindore u mblodhën bashkë në një seminar për Planifikimin Urban dhe Manaxhimin e Tokës me një fokus në modernizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për përdorimin hapësinor dhe planifikimit tokës në Europën Juglindore. Seminari u organizua nga Instituti i Bankës Botërore, si pjesë e Dialogjeve Qytet-me-Qytet (City-to-City Dialogue / C2C), e cila është një iniciativë si pjesë e programit të BB-Austri Program i Partneritetit Urban, filluar në dhjetor të vitit 2011.