Tempus – DAPEEWB

Periudha e zbatimit: 2013 – 2016
Donatori: Bashkimi Evropian (TEMPUS)
Fondi: 825, 101 Euro
Zbatuar ne: Shqiperi, Kosove dhe Mal te Zi
Zbatuar nga: 11 partnerë

Projekti “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiҫiencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor”synon të përgatisë teknikë profesionistë në fushën e efiçiencës së energjisë. Teknikët e kualifikuar do të jenë gati për të punuar në profesionin e zgjedhur, si dhe të ndihmojnë kërkuesit shkencorë me njohuri praktike.Gjithashtu, projekti në fjalë ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri me partner të vendeve specifike në sektorin e arsimit dhe të biznesit për punësim të studentëve si dhe të japë rekomandime për integrimin e programeve profesionale brenda sistemit arsimor të secilit partner deri në vitin 2016.

Në një objektiv më të përgjithshëm ky projekt ka për qëllim të adresojë mungesën e programeve profesionale arsimore në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi në fushën e efiçiencës së energjisë. Kështu që, produktet përfundimtare dhe aktivitetet janë drejtuar drejt përmbushjes së këtij objektivi kryesor.

Aktivitetet janë ndarë në tri grupe kryesore: 1) planifikimi dhe përgatitja për programin, 2) mësimdhënia 3) monitorimi dhe shfrytëzimi i programit.

Projekti do të iniciojë programe profesionale arsimore në fushën e Efiçiencës së Energjisë që do të ndryshojnë sipas konteksteve kombëtare dhe institucioneve arsimore. Këto programe janë një përgjigje ndaj kërkesës (së qeverisë, industrisë dhe studentëve potencial) për aftësi më të aplikuara, si në diplomat dy-vjeçare të nivelit pas univeristar ashtu dhe në diplomat profesionale të nivelit Master.

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

  • Krijimi dhe ofrimi i programeve post-universitare në efiçiencën e energjisë (duke përfshirë infrastrukturën e përshtatshme) në Universitetin POLIS (AL), në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (XK), dhe forcimin e efiçiensës së energjisë në dimensionin e kurrikulave ekzistuese në Universitetin Aleksandër Moisiu të Durrësit (AL), Universitetin e Prishtinës (XK), dhe në Universitetin e Malit të Zi (ME);
  • Ngritja e kapaciteteve dhe ekspertizës në sektorin e efiçiensës energjetike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, duke përfshirë krijimin e laboratorëve përkatës të efiçiencës së energjisë në të pesta institucionet, përkatësisht në Shqipëri, Kosovë, dhe Malin e Zi;
  • Udhërrëfyes për replikim dhe punësim; Raporte zbatueshmërie për programe të tjera në ministritë përkatëse në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Partnerët e projektit:
Projekti ka gjithësej 11 partnerë, Universiteti Polis (AL), Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës (AL), Universiteti i Prishtinës (Kosovë), Universiteti për Biznes dhe Teknologji (Kosovë), Universiteti i Malit të Zi (ME), Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (AL), Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit (AL), Universiteti i Minho (POR), Universiteti i Shkencave të Aplikuara Van Hall Larenstein (NL), Univerity i Shkencave të Aplikuara Anhalt (GER ), Universiteti i Sllovak i Teknologjisë në Bratislavë (SLK).

Share this Post