Sfidat e qeverisjes territoriale të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt Evropës

By Ada Lushi|21/12/2018|Artikuj, Publikimet|

Lexoni artikullin e plotë: Territorial Governance Challenges of the Western Balkans in Europe

Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 143-155

Co-PLAN, Institute for Habitat Development

Përmbledhje

Rrjeti i Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen Territoriale (TG-WeB) u krijua në Tiranë në Maj 2018. Organizata nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mbështetura nga partnerë të tyre prej vendeve të Bashkimit Evropian (BE), u bashkuan për promovimin e konceptit të Qeverisjes Territoriale dhe praktikave të saj në botën reale. Rrjeti e nisi punën me një detyrë aspak të lehtë siç është diskutimi paraprak, puna kërkimore dhe advokimi për një zhvillim dhe qeverisje më të mirë të territorit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Misioni i Rrjetit është, shkurtimisht, të shërbejë si katalizator për ndryshimet dhe të zhvillojë e të mbështesë përhapjen e novacioneve drejt një qeverisjeje më të mirë territoriale në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Në këtë artikull kemi hedhur një vështrim të përgjithshëm mbi situatën e Qeverisjes Territoriale dhe Ballkanin Perëndimor, duke e përmbyllur atë me disa këshilla lidhur me Shqipërinë.

Share this Post: