Tryeza e Dytë e Rrumbullakët mbi Energjinë e Qëndrueshme

Tryeza e dytë e rrumbullakëtPrezantimi i Planit të Veprimit për promovimin e Energjive Alternative në Shqipëri, ishte fokusi i Tryezës së Rrumbullakët, organizuar në 2 Shkurt 2007 nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Energjisë AKE. Kjo është tryeza e dytë e rrumbullakët e cila mblodhi për të dikustuar rreth Energjisë Alternative në Shqipëri, ekspertë të Ministrisë së Ekonomisë, Tragetisë dhe Energjitikës METE, KESH, ERE, AKE, Bankës Botërore, Ministrisë së Mjedisit, etj.

Ndërkohë që Shqipëria po kalon një krizë energjitike me një efekt negative në zhvillimin e ekonomisë, debati publik po përqëndrohet gjithnjë e më shumë në burimet e qëndrueshme të energjisë dhe rolit të saj në ecurinë kombëtare drejt integrimit euro-atlantik. Tryeza paraqiti përpjekjet e bëra derimë tani për promovimin e altermativave të Energjisë së Qëndrueshmenë vendin tonë, iniciuar në kuader te projektit të financuar nga Cordaid. Vlerësimi mbi potencialet e energjive alternative u prezantua në tryezën e rrumbulaket në Nëntor 2006.

Ky aktivitet ishte hapi i dytë për të legjitimizuar grupin e punës së ekspertëve që iniciuan përgatitjen e një plani veprimi. Me shumë rëndësi ishte se plani i veprimit, i cili u prezantua në këtë aktivitet, mund të përfshihet në Strategjinë Kombëtare të Energjisë dhe se kjo tryezë synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth zgjidhjeve të energjisë së alternuar në nivel vendimmarrjeje.

Share this Post

Leave a Comment