Aktivizmi lokal në fokus të NAD2021

Për të katërtin vit radhazi, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizojë më 22 tetor 2021, Ditën Kombëtare të Aktvizmit (NAD 2021).

Me fokus aktivizmin lokal dhe me moton “Vepro kudo je, dhe si mundesh”, edicioni i katërt u festua nga më shumë se 50 organizata, grupe rinore dhe aktivistë të rinj kudo në Shqipëri. Panairi i Aktivizmit, në sheshin Skënderbej të Tiranës dhe aktivitetet lokale të zhvilluara në mbi 25 bashki të vendit shënuan NAD 2021.

E pranishëm në aktivitetin e zhvilluara në Tiranë ishte edhe zëvendës shefja e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Amanda Roberson, e cila përshëndeti aktitivitetin dhe theksoj rëndësinë e angazhimit qytetar, aktivizmit dhe vullnetarizmit në Shqipëri.

NAD, tashmë traditë, është një ditë dedikuar njerëzve dhe nismave që guxojnë dhe përfshihen për të përmirësuar gjërat që shqetësojnë shoqërinë, por edhe një ditë për të festuar dhe inkurajuar veprimtarinë e aktivistëve të rinj.

Kjo ditë është pjesë e Programit të Shoqërisë Civile të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Shkëndija e Nismave të Aktivizmit në Nivel Lokal”, zbatuar nga Co-PLAN, i cili ndihmon aktivistët dhe organizatat lokale të punojnë për çështje të tilla si të drejtat e grave, angazhimi i të rinjve, mjedisi, turizmi, etj.

Share this Post