Reforma Territoriale

Ministri për Çështjet Vendore, në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut, dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development kanë organizuar sot tryezën e diskutimeve: Rajonalizimi i Shqipërisë: Reforma qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal. Tryeza e diskutimit, e cila mblodhi përfaqësues në nivel qendror të qeverisjes, donatorë, dhe ekspertë të fushës, u ndal në nevojën për një nivel të ndërmjetëm të qeverisjes, modelin e propozuar, dhe qëllimin e funksionet që do të duhet të përmbushë. Më konkretisht, diskutimi trajtoi çështje si:

• Nevoja për rishpërndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve mes niveleve të qeverisjes. Roli i deritanishëm i qarkut dhe nevoja për ishikimin e tij në kuadër të hartimit të strategjisë së decentralizimit dhe organizimit të reformës territoriale administrative. 

• Përgjegjësitë dhe funksionet të cilat mund / do duhet të ofrohen në nivelin e dytë të qeverisjes vendore dhe si ndikojnë ato në organizimit tërritorial të këtij niveli.

• Sfida e integrimit në Bashkimin Europian dhe nevoja për krijimin e rajoneve • Propozime për organizimin tërritorial të nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe implikimet që sjell kjo qasje. Modeli i propozuar (me 4/ 6 rajone) në thelb kishte për qëllim të nxisë përpjekjet për zhvillim rajonal dhe ekonomik dhe të integrojë politikat sektoriale; të garantojë mbrojtjen e mjedisit dhe të mundësojë efiçiencë në shërbime, ndërsa funksionet që do të duhet të përmbushë janë ato të:

(1) Zhvillimi Rajonal (Ekonomik); (2) Mbrojtja e burimeve mjedisore; (3) Planifikimi i territorit; (4) Transporti rajonal; (5) Edukimi professional; (6) Trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe të lëngshme; (7) Mirëqënia dhe kujdesi social; (8) Dhe funksione të deleguara.

Share this Post

Leave a Comment