Dokument Politikash për zhvillimin territorial të Komunës Bushat

Periudha e zbatimit: Prill 2012 – Tetor 2012
Donatori: SKL International
Fondi: 19,500 Euro
Zbatuar në: Komuna Bushat
Zbatuar nga: Co-PLAN

Në kuadër të ligjit nr. 10119 dhe me ndihmën e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, Komuna e Bushatit ndërmori, në prill 2012, nismën e hartimit të dokumentit të Politikës së Zhvillimit të Territorit. Hartimi i këtij dokumenti u mbështetet nga projekti DAAC Phase – Out i financuar nga SIDA, Agjencia Suedeze për Zhvillimin në Tiranë dhe u realizua nga një grup i përbashkët pune i përbërë nga përfaqësues të Komunës Bushat dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Qëllimi i dokumentit ishte:
(1). të përmbushte detyrimet ligjore sipas përcaktimeve të ligjit 10119, duke i hapur rrugën hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) dhe rregulloreve përkatëse të planifikimit të terrirorit;
(2). të orientonte zhvillimin e ardhshëm territorial, ekonomik, social dhe mjedisor të Komunës.

Përmbushja e qëllimit nr.1 u realizuar nëpërmjet njohjes së bazës ligjore, duke respektuar formën dhe strukturën e propozuar prej tij. Ndërsa qëllimi nr. 2 u realizuar nëpërmjet njohjes dhe analizës së territorit të Komunës, studimit të hartave ekzistuese, njohjes së drejtpërdrejtë të territorit, literaturës etj. Kjo fazë u pasua nga hartimi i vizionit të territorit të Komunës.  Hartimi i dokumentit të Politikës së Zhvillimit të Territorit është realizuar përmes një procesi i cili ka përfshirë në çdo hap të tij komunitetin qoftë nëpërmjet takimeve konsultative të realizuara në mjediset e Komunës me përfaqësues të grupeve të interesit, qoftë nëpërmjet pyetsorëve të realizuar në terren nga grupi i përbashkët i punës. Ky dokument u miratua në Këshillin e Komunës Bushat në tetor 2012.

Share this Post