Menaxhim dhe Planifikim Mjedisor

Njësia e Manaxhimit dhe Planifikimit Mjedisor ndërton mbi ndjeshmërinë e Co-PLAN kundrejt impaktit të pakthyeshëm të zhvillimit të shpejtë urban mbi mjedisin. Duke punuar për habitatin, Co-PLAN ka marrë vazhdimisht në konsideratë të gjitha aspektet e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së ekosistemit, dhe e ka konsideruar manaxhimin mjedisor urban dhe natyror si një dimension të tërthortë për të gjitha projektet dhe iniciativat e tij. Përmirësimi i standardeve të shërbimeve për një performancë më të mirë mjedisore dhe rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi institucional lokal për të adresuar mjedisin janë kontributet fillestare të Co-PLAN në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Gjatë këtyre 15 viteve të fundit këto tema u zgjeruan në drejtim të thellimit të planifikimit strategjik mjedisor, vlerësimit të impakteve mjedisore, vlerësimit të shërbimeve të ekosistemeve, qeverisjes së burimeve natyrore përfshirë energjinë, etj.

Bazuar në strategjinë e tij të brendshme, Co-PLAN punon për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillin e qëndrueshëm duke fokusuar ekspertizën e në këto shtylla kryesore:

  • Zhvillimi Institucional për Menaxhimin Lokal dhe Rajonal të Mjedisit;
  • Manaxhimi i Mbetjeve të Ngurta;
  • Auditimi dhe Efiçienca Energjitike
  • Energjitë e Rinovueshme;
  • Vlerësimi i Shërbimeve të Ekosistemit për Qëllime të Politikëbërjes;
  • Qeverisja e Burimeve Natyore – Common Pool Resources;
  • Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve;
  • Menaxhimi dhe Planifikimi i Integruar i Basenit Lumor;
  • Planifikimi i Qëndrueshëm i Transportit,
  • Përmirësimi & Menaxhimi Qëndrueshëm i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike.
  • Monitorim dhe Auditim Mjedisor / Laborator i Akredituar
  • Punë kërkimore shkencore në funksion të politikbërjes
  • Konsolidim i sistemeve të menaxhimit mjedisor
  • Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Vlerësim Strategjik Mjedisor
  • Konsulence Mjedisore

Produkte

  • Manuale mbi hartimin e strategjive për manaxhimin e mbetjeve në nivel lokal;
  • Plane lokale dhe rajonale për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta;
  • Zbatimi i fushatave sensibilizuese (informuese) dhe proceseve të pjesëmarrjes për trajtimin e mbetjeve të ngurta për komunitetet në zona informale;
  • Përgatitja e profileve mjedisore për bashkitë;
  • Përgatitje e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM) për planet territoriale dhe strategjike;
  • Formulimi dhe zbatimi i një skeme efiçiente të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve, si për zonat pilot brenda bashkive / komunave, si dhe për të gjithë territorin bashkiak me anë të një proçesi pjesmarrjeje dhe i aprovuar nga Këshilli Bashkiak;
  • Ristrukturim dhe fuqizim i ndërmarrjes bashkiake për grumbullimin e mbetjeve të ngurta;
  • Zhvillim i metodologjisë për llogaritjen e plotë të kostos dhe të vendosjes së tarifave për të rikuperuar koston;
  • Zhvillim i metodologjisë për përbërjen merciologjike të mbetjeve në nivel bashkie;
  • Organizimi dhe publikimi i “Studimi mbi Vlerësimin e Burimeve Potenciale të Energjive të Rinovueshme në Shqipëri”;
  • Projektimi i plan veprimit për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë;
  • Kryerja e “Studimit për energjinë efiçiente dhe mirëmbajtjen e hapësirave të ndryshme publike në rajonin e Tiranës”;
  • Kryerja e “Analizës intitucionale për shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës” dhe rekomandime për përmirësimin e transportit publik, përmes rajonalizimit të tij;
  • Projektimi i strategjive dhe zhvillimi i dencentralizimit të prodhimit të energjisë (potencialet e BER);
  • Plan veprimi drejt stimulimit të projekteve për energjitë e rinovueshme;
  • Kryerja e studimeve të para-mundshmërisë dhe të mundshmërisë në lidhje me: burimet e rinovueshme të energjisë si energjia diellore, e erës, potencialet hidrike, biomasa, burimet gjeotermale dhe sistemet e koogjenerimit si dhe me skemat e partneritetit publik privat (PPP) për shërbimet publike;
  • Analiza e Kosto Përfitimeve për teknologjitë e reja që përdorin BER;
  • Auditime energjitike në ndërtesa;
  • Analiza të politikave mjedisore dhe rekomandime në lidhje me përmirësimin e tyre në nivel kombëtar e Europian;
  • Ngritje e sistemeve të  manaxhimit mjedisor (SMM) për institucionet publike;
  • Auditimi mjedisor, Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor;
  • Laboratori Mjedisit – Analiza e ujërave sipërfaqësore, e tokës, ajrit, zhurmave etj.;
  • Zhvillim i rrjeteve rajonale mjedisore si Env.NET, SEERmap, dhe Energy Community;
  • Vlerësim i shërbimeve të ekosistemit sipas metodologjive të ndryshme;
  • Krijimi i modeleve të qeverisjes me pjesëmarrje të burimeve natyrore.

Shërbimet

A. Mbështetje bashkive për menaxhimin e mbetjeve të ngurta

  • Analiza e sitemit ekzistues dhe optimizimi kapaciteteve të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane;
  • Asistim në ndërmarrjen bashkiake për mbetjet e ngurta, në procesin e zhvillimit institucional;
  • Përgatitja e Planit të Integruar të Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në nivel lokal dhe rajonal;
  • Përbërja merceologjike e mbetjeve të ngurta urbane;• Llogaritja e plotë e kostos dhe vendosja e tarifave për shërbimin e mbetjeve të ngurta;
  • Strategji për përfitimin e kostos nga tarifat;• Konsolidim i sitemeve te monitorimit per ofrimin e shërbimit;
  • Rehabilitimi i zonave të nxehta mjedisore.

B. Promovimi i efiçiencës energjitike dhe Burimet e Energjive të Rinovueshme (BER)

  • Projektimi i strategjive dhe zhvillimi i dencentralizimit të prodhimit të energjisë (potencialet e BER);
  • Plan veprimi drejt stimulimit të projekteve për energjitë e rinovueshme;
  • Kryerja e studimeve të para-mundshmërisë dhe të mundshmërisë në lidhje me burimet e rinovueshme të energjisë;
  • Analiza e Kosto Përfitimeve për teknologjitë e reja që përdorin BER;
  • Kryerja e auditimeve energjitike në ndërtesat;
  • Studim i sistemeve te ndriçimit, ngrohjes-ftohjes, prodhimit te elektricitetit nga centrale fotovoltaik-eolik-gjeotermale.

C. Realizim i SMM, VNM, VSM

  • Vlerësim Paraprak Mjedisor – Vlerësim i Thelluar Mjedisor / Konsultim Publik;
  • Hartim politikash mjedisore;
  • Sitemi i Manaxhimit Mjedisor (SMM) për bashkitë;
  • Auditimi mjedisor (Laborator Mjedisor);
  • Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (Leje A-B-C)
  • Vlerësimi Strategjik Mjedisor (Deklaratë Mjedisore).
  • Monitorim Periodik Mjedisor

D. Studime e plane për përmirësimin e infrastrukturave publike

  • Furnizimi me ujë dhe shfrytëzimi i burimeve ujore;
  • Grumbullimi dhe trajtimi i ujrave të ndotura urbane;
  • Drenimi i ujrave të larta në zona urbane e rurale dhe ripërdorimi i tyre;
  • Ndriçimi publik;

E. Mbështetje bashkive në menaxhimin e burimeve natyrore e aseteve publike

  • Mirëmbajtja dhe operimi aseteve publike;
  • Ripërtëritja e mjedisit të degraduar urban;
  • Monitorim i mjediseve urbane dhe rurale;
  • Vlerësimi i shërbimeve të ekosistemit;
  • Përmirësimi i procesit të menaxhimit të burimeve natyrore.

Më poshtë mund të gjeni publikimet kyçe të njësisë së manaxhimit dhe planifikimit mjedisor:

1. Vlerësim Strategjik Mjedisor – Berat, Fier, Elbasan, Lushnje, Kuçovë.
2. Planifikimi i Menaxhimit Lokal të Mbetjeve – Manual
3. Studimi mbi Vlerësimin e Potencialeve të Energjive të Rinovueshme në Shqipëri
4. Udhëzues Praktik – Efiçienca Termike
5. Zhvillimi Urban dhe Rikualifikimi Mjedisor

Share this Page