Zhvillimi i Kërkimit dhe Inovacionit të Përgjegjshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor: Përmirësim i ekosistemeve të Vetë-Qëndrueshme të Kërkimit e Inovacionit

Co-PLAN është pjesë e një tjetër projekti të financuar nga programi Horizon 2020, me titull ‘ Zhvillimi i Kërkimit dhe Inovacionit të Përgjegjshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor: Përmirësim i ekosistemeve të Vetë-Qëndrueshme të Kërkimit e Inovacionit’

Qëllimi kryesor i projektit WBC-RRI.NET është të nxisë përdorimin e parimeve të Kërkimit dhe Inovacionit të Përgjegjshëm në nivel territorial në Shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që më pas të promovojë një drejtim në shumë-nivele të kuadrit qeverisës të Kërkimit dhe Inovacionit. Parimet do të përdoren si mundësues të mësimit të përbashkët dhe shpërndarjen e inovacioneve në K&I në nivel territorial, e kësisoj do të ndikojë në përmiresimin e planifikimit të K&I, duke përfshirë Strategjitë e Specializimit të Zgjuar (S3) ekzistuese ose të ardhshme në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ky kuadër do të bazohet në një qasje të “drejtimit të zgjuar”- i identifikuar si i dobishëm për ekosistemet rajonale – si dhe në planifikimin vendor dhe rajonal të inovacionit, një koncept me të cilin qytetarët gjithashtu do të afrohen më tej nëpërmjet parimeve të KIP. Planifikimi i K&I dhe Strategjitë S3 do të karakterizohen nga një qasje e udhëhequr nga KIP, e hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke nënkuptuar një përfshirje dhe angazhim të aktorëve të ndryshëm dhe me një fokus të theksuar tek pjesëmarrja e qytetarëve.

Për më shumë informacion ndiqni links më poshtë.

Website: www.wbc-rri.net

Facebook: Embedding RRI in Western Balkan Countries:  https://m.facebook.com/wbcrri.net/

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/responsible-research-and-innovation-in-the-western-balkans/about/

Twitter: https://twitter.com/wbc_rri?lang=en

Share this Post