Gazetari më e mirë për Edukim Qytetar mbi Hapësirat Urbane

Periudha e Zbatimit: April 2012 – May 2013
Donatori: US Embassy in Tirana under Democracy Commission Grants
Fondi: 54,970 $, ( co-funding by Co-PLAN)
Zbatuar në: Albania
Zbatuar nga: Co-PLAN, POLIS University and Albanian Screen Television

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit gjatë viteve, sidomos duke filluar nga viti 2011, është fokusuar në zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të qasjes së komunikimit dhe vizibilitetit me grupe të ndryshme interesi. Bashkë me angazhimin për të nxitur një transformim të prekshëm social dhe ndryshime pozitive në terren për një qeverisje më të mirë urbane, Co-PLAN dhe Ambasada Amerikane në Tiranë investuan në edukimin e medias shqiptare, si dhe publikut më të gjerë në lidhje me çështje urbane për të kaluar nga një qytet nevojash në një qytet
mundësish.

Projekti konsistoi në organizimin e një serie debatesh publike mbi çështje të hapësirave publike, si: prona private dhe e drejta për të zhvilluar skema të zhvillimit të lagjeve, trysnia e zhvillimit urban dhe zonat e mbrojtura urbane etj.
Diskutimet publike u përgatitën në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe televizionin Albanian Screen dhe u transmetuan për një periudhë pesëjavore në orare me shikueshmëri të lartë, në titullin “Dilema Urbane”, të moderuar nga gazetari i mirënjohur z. Aleksandër Furxhi.

Objektivat e projektit janë:
(1) Programet u Përmirësimi i edukimit qytetar mbi rolin dhe përgjegjësitë e secilit aktor në procesin e transformimit të qytetit;
(2) Dhënie kontribut në përmirësimin e gazetarisë, duke ofruar modele të reja të ‘gazetarisë urbane’ të cilat shkojnë përtej aspektit politik dhe argëtues;
(3) Promovim i ndërgjegjësimit publik dhe vlerave të komunitetit në lidhje me qytet-bërjen dhe transformimin e hapësirave publike.

Përgjatë vitit 2012 disa nga rezultatet kryesore të arritura janë:
– U ngritën grupe pune dhe u identifikuan 5 raste studimore nga qytete të ndryshme shqiptare, përkatësisht: Durrësi, Tirana, Lushnja, Shkodra dhe Vlora.
– U identifikuan dhe u përzgjodhën pjesëmarrës në secilin program, me të cilët u diskutua koncepti i programit dhe problematikave të trajtuara paraprakisht, dhe u seleksionua media më e përshtatshme.
– U përgatitën konsulta me moderatorin e programit për përvetësim sa më të mirë të aspekteve teknike të çështjeve në trajtim.
– Në bashkëpunim me një ekspert multimediash, u ideuan dhe u realizuan 9 filma me minutazh të shkurtër për transmetim në secilin program (2 filma për secilin program).
– U rregjistruan dhe u transmetuan pesë programe ‘Dilema Urbane’, me një kohëzgjatje prej 90 min secili.

Ju mund të ndiqni secilin prej programeve duke klikuar në një nga lidhjet e mëposhtme:
Dilema Urbane -Çfarë duhet të di kur ble një apartament?
Dilema Urbane – Çfarë duhet të di për lagjen time?
Dilema Urbane – Mobiliteti në qytetet Shqiptare – rasti i qytetit të Tiranës
Dilema Urbane – Përse zgjedh të jem informal?
Dilema Urbane – Zhvillimi Urban dhe trashëgimia kulturore.

Share this Post