GreenFORCE, Nxitja e Ekselencës Kërkimore për Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor

GreenFORCE, është një projekt i financuar nga BE-Horizon2020, që synon të nxisë përsosmërinë në kërkimin shkencor dhe inovacionin të “Tranzicionit të Gjelbër të Ballkanit Perëndimor” të Co-PLAN (Shqipëri), CEA (Maqedonia e Veriut) dhe UB-GEF (Serbi), si një mjet për të rritur profilin e tyre kërkimor, për të forcuar kapacitetet kërkimore dhe menaxhuese të stafit të tyre dhe për të kontribuar në shkëmbimin e kapaciteteve kërkimore të Ballkanit Perëndimor (BB) dhe BE-së. Ky objektiv arrihet përmes partneritetit të binjakëzimit të pesë organizatave që do të punojnë ngushtë për të prodhuar njohuri territoriale përmes kërkimit hulumtues dhe mësimit institucional; do të kalojë dhe shkëmbejë njohuri ndërmjet organizatave partnere përmes aplikimit të ciklit të menaxhimit të njohurive; dhe do të angazhohet në rrjetin për bashkëndarjen, ndërthurjen dhe përforcimin e njohurive në nivel shoqëror.

Ambicia është të kapërcehet nga formimi individual në aftësimin institucional, duke u siguruar që praktikat e kërkimit shkencor dhe menaxhimit të kërkimit të institucionalizohen brenda organizatave përfituese.

GreenFORCE pritet të kontribuojë duke ndikuar në “Përmirësimin e aksesit në kërkim cilësor” përmes rrugëve te bashkëpunimit, shkëmbimit, bashkë-projektimi, bashkëkrijimi me akademinë, shoqërinë civile dhe politikëbërësit në nivel rajonal.

Për më shumë informacion mbi projektin, vizitoni faqen zyrtare të internetit.

Share this Post