Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida e NJQV-ve dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal

Periudha e zbatimit: Prill 2011 – Nëntor 2012
Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Zbatuar në: Shqipëri
Zbatuar nga: Co-PLAN

Gjatë vitit 2012, Co-PLAN ndërmorri një projekt për të vlerësuar situatën në lidhje me huamarrjen vendore në Shqipëri. Me mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, dhe në partneritet me Ministrinë e Financave, Co-PLAN punoi në analizimin e situatës në aspekte si: qëllimi i investimit, vlerësimi i ndikimit të tij në zhvillimin ekonomik vendor dhe asistimi i njësive të qeverisjes vendore (nëpërmjet trajnimeve të stafit përgjegjës) për hartimin dhe përzgjedhjen në mënyrë eficiente të projekteve të financuara nëpërmjet huasë/borxhit.

Objektivat e këtij projekti janë: (1). Të ofrojë një vlerësim të përgjithshëm të situatës në lidhje me qëllimin e përdorimit të huave të marra/kërkuara prej NJQV-ve dhe ndikimin e pritshëm të tyre në zhvillimin ekonomik vendor; (2). Të kontribuojë (së bashku me aktorë të tjerë) në ngritjen e kapaciteteve të stafit të NJQV-ve në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me hartimin e studimeve të mundshmërisë dhe përgatitjen e projekteve për të aplikuar për kredi; (3). Të asistojë NJQV-të, në procesin e përgatitjes së projekteve të mundshme për t’u financuar nëpërmjet huasë, duke u fokusuar në studimin e mundshmërisë së investimit dhe forma të tjera të vlerësimit të ndikimit të projektit në zhvillimin ekonomik lokal.

Për vitin 2012, projekti pati disa aktivitete kryesisht në formën e vlerësimeve, e trajnimeve,ku veçojmë:

  • U identifikuan nevojat dhe qëllimet e përdorimit të huave të marra/kërkuara përmes28 intervistave të realizuara me NJQVtë; si dhe u vlerësuan mundësitë për të kredituarNjQV-në nga bankat dhe Ministrisa e Financave. Gjetjet e raportit të vlerësimit u ndanënë një tryezë diskutimi me NJQV-të, OSFA, bankat dhe donatorë të fushës.
  • U hartua dhe u konsultua kurrikula e trajnimit për 3 modulet, si dhe u organizuantrajnimet me NJQVtë.
  • U asistuan 3 NJQV në vlerësimin e potencialit të tyre financiar.
Share this Post