Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti (IAAU)

Periudha e Zbatimit: 2014 – 2015
Donatori: Balkan Art Angle (BAC)
Fondi: 20, 000 USD
Zbatuar në: Beograd – Serbi, Shkup – Maqedoni, Tiranë – Shqipëri
Zbatuar nga: Co-PLAN, Mikser (Serbi), KOR-CSD (Maqedoni), URBEGO (Danimarkë), BLOK 74 (Hollandë)

Projekti “Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti“ i filluar rishtazi në vitin 2014, vjen si një bashkëpunim ndër-rajonal dhe si përgjigje ndaj zhvillimeve në qytete t e rajonit. Shumë qytete të Ballkanit sot dëshmojnë ndikimin pozitiv që kanë patur rrjetet lokale të vetë-organizimit, kur është fjala për rivitalizimin kulturor, ekonomik, shoqëror dhe hapësinor të lagjeve të lëna pas dore në qytet. Kultura tipike “po, ne mundemi” po tregon gjallëri të madhe dhe krijimtari në kohët e politikave të paqarta urbane dhe në mungesë të stabilitetit ekonomik. Por megjithatë, potencialet e kësaj energjie ende nuk po shfrytëzohen plotësisht, pjesërisht për shkak të mungesës së një platforme të fortë për të shfaqur njohuritë lokale dhe për të ofruar mbështetje në gjetjen e pikave të përbashkëta me institucionet. Në mënyrë që t’i bëjë të dukshme energjitë krijuese dhe modelet kulturore të vetorganizimit, projekti përdor katër perspektiva kyçe (Iniciuesi, Artisti, Advokuesi dhe Urbanisti) për të përcaktuar një kurs të veprimit. Duke filluar në tri lagjet dalluese kulturore të Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, projekti ofron: Studimin e rrjeteve ekzistuese, grupeve të interesit, dhe iniciativave. Seminare të strukturuara midis grupeve të artistëve lokalë, aktivistëve të lagjes, sipërmarrësit, qytetarëve të rinj (ndërkombëtar) profesionistë të planifikimit të rrjetit URBEGO dhe te profesionistëve lokalë. Ekspozitat, si pjesë e festivaleve të duhura kulturore lokale (në Tiranë, Beograd, Shkup) si një mënyrë për të promovuar dhe paraqitur rezultatet e seminareve për publikun e gjerë. Shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis profesionistëve gjatë procesit të planifikimit me pjesëmarrje dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit përmes kanaleve të ndryshme duke përfshirë një blog të dedikuar online.

Share this Post