Kërkohen #shkëndija

Vepro kudo je, dhe si mundesh. Bashkoju nismës #shkëndija. Një shkëndijë ndez një mal!

A jeni një organizatë e re, një grup entuziast, apo dhe një individ plot energji kudo në Shqipëri që dëshironi të ndryshoni gjërat për mirë, aty ku jetoni, apo të ngrini një problem që ju shqetëson? A ka diçka që mund të jetë më mire në përditshmërinë tuaj dhe në vendin ku jetoni?

Nisma #shkëndija synon pikërisht këtë – anë e kënd Shqipërisë – kudo jeni, t’ju ndihmojë të ngrini çështje shqetësuese dhe të ndërmerni veprime konkrete për zgjidhjen e tyre. Koha ka treguar, që zgjidhja nuk vjen gjithmonë nga të tjerë dhe që personi më i mirë që mund të ndryshojë diçka, je ti.

Krahas kësaj, nisma #shkëndija ju ofron mundësinë të zgjeroni rrjetin tuaj përmes njohjes me organizata dhe grupe të  tjera që janë si ju – energjik, dhe plot shpresë dhe iniciativa për të përmirësuar sado modestisht vendin ku jetojmë.

Për më shume shkarkoni dokumentin këtu.

Share this Post