Kindle ADVOCACY – Aplikoni!

Nëse ju keni një çështje për të cilën jeni të apasionuar si qytetarë, por hasni pengesa që ajo të arrijë deri në tryezën e politikbërësve; Nëse ju mendoni që mund të bëni ndryshimin e radhës në komunitetin tuaj, por nuk jeni shumë të sigurtë se si ta arrini këtë; Kjo është mundësia juaj për të bërë të mundur ndryshimin! Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Ambasadën e SH.B.A në Tiranë, ju fton të aplikoni në Shkollën e Aktivizmit të Informuar (SIA), në kuadër të projektit Kindle Advocacy.  Mirëpriten aplikime deri më 23 Shkurt 2017! Ju mund të shkarkoni thirrjen e plotë duke klikuar këtu. Mirëpresim aplikimet tuaja!

Share this Post

Leave a Comment