Prezantimi i Gjetjeve të Studimit mbi Shërbimet e Transportit Publik në Rajonin e Tiranës

Gjetjet kryesore dhe rekomandimet e dala nga Studimi i Shërbimeve të Transportit Publik në Rajonin e Tiranës, u prezantuan në workshopin e organizuar më 30 Janar 2007 nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habiatatit dhe me mbështetjen financiare të NOSA (Rrjeti për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri).

Gjetjet kryesore dhe rekomandimet e dala nga Studimi i Shërbimeve të Transportit Publik në Rajonin e Tiranës, u prezantuan në workshopin e organizuar më 30 Janar 2007 nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habiatatit dhe me mbështetjen financiare të NOSA (Rrjeti për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri). Studime të tilla, me fokus mbi Shërbimin e Transportit Publik, bëhen për herë të pare, duke vlerësuar në të njëjtën kohë progresin e reformes së decentralizimit në shërbimin public.

Studimi i prezantuar nga stafi i Co-PLAN analizoi cilësinë e shërbimit të transportit publik nga këndvështrimi i grupeve të ndryshme të interesit, si qytetarët e thjeshtë, operuesit private dhe qeverisja lokale si rregullator i entiteteve. Studimi u bazua në plotësimin e pyetsorët dhe kryerjen e intervistave me 3000 qytetarë, të cilët e vunë theksin në faktin se mungesa e operatorëve private sjell të njëjtat standarde në shërbim, ndërkohë që pushteti vendor i sheh reformat të lidhura vetëm me procesin e liçensimit duke lënë mënjanë cilësinë e shërbimit. Studimi nënvizon efektin e fragmentarizimit të decentralizimit në shërbimin e transportit publik, duke rekomanduar integrimin e këtij shërbimi në nivel.

Workshopi u konceptua si një debat i hapur me orientim drejt zgjidhjeve të ndryshme të mundshme, përtej çështjeve problematike. Gjatë workshopit, ekpsertët nga Bashkia e Tiranës dhe Instituti i Transportit, prezantuan studime të mëparshme mbi transportin në Tiranë si dhe bënë një analizë mbi progresin e këtij sektori lidhur me reformën e decentralizimit. Pjesmarrësit theksuan nevojën e konceptimit të reformës së decentralizimit jo si qëllim në vetvete, por si rritje e cilësisë sëshërbimit për qytetarët. Në përfundim, pjesëmarrësit rekomanduan shpurjen më tej të studimit drejt eksplorimit të qasjeve për standardizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Në workshop ishin të pranishëm Z. Ruzhdi Keci, Prefekti i Tiranës dhe Z. Besnik Aliaj, Këshilltar i Kryeministrit për çështjet e territorit.

Share this Post

Leave a Comment