Program Buxhetimi Afatmesëm Transparent dhe Profesional për Qeverisjen Vendore në Shqipëri – 2

Periudha e zbatimit: 2011 – 2012
Donatori: Instituti i Shoqërisë së Hapur, Budapest
Zbatuar në: Bashkitë Berat, Fier, Lezhë dhe Korçë
Zbatuar nga: Co-PLAN

Projekti “Program buxhetimi afatmesëm transparent dhe profesional për qeverisjen vendore në Shqipëri – faza II” vijoi zbatimin përgjatë vitit 2012. Projekti ndihmon NJQV-të për të përgatitur programe buxhetimi afat-mesme të lidhura me dokumente zhvilllimi strategjik. Kjo fazë e dytë fokusohet në tri çështje kryesore: (1). përmirësimin e kapaciteteve të zyrtarëve qeveritarë lokale në lidhje me çështjet e manaxhimit financiar në përgjithësi dhe përgatitjen “Programit të Buxhetimit Afatmesëm” në veçanti; (2). përmirësimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të monitoruar zbatimin e PBA-së, bazuar në tregues të qartë të performancës; dhe (3). përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit dytësor për përgatitjen PBA-së në nivel vendor në Shqipëri.

Fokusi i aktiviteteve për vitin 2012 ishte në organizimin e trajnimit për zyrtarët e pushtetit vendor, OSHC, dhe anëtarë të këshillave vendorë në lidhje me çështje të financave bashkiake, si dhe përgatitjes së udhëzimeve për pushtetin vendor mbi përgatitjen e PBA-ve në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, si dhe:

  • Përmirësimi i kapaciteteve të zyrtarëve të qeverisjes lokale në lidhje me çështjet financiare të manaxhimit për përgatitjen e programit të përgjithshëm dhe PBA-së në veçanti, si dhe i OSHC-së për të monitoruar zbatimin e PBA-së bazuar në tregues të qartë të performancës.
  • Përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit dytësor për përgatitjen PBA-ve në nivel lokal në Shqipëri.
Share this Post