Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë Veriore (RDP)

Periudha e Zbatimit: 2011 – 2014
Donatori: Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillimi dhe Bashkëpunim (SDC)
Fondi: 386.300 Euro
Zbatuar në: Rajoni Shkodër, Lezhë, Shqipëri
Zbatuar nga: ÖAR, Intercooperation dhe Co-PLAN

“Programi për Zhvillim Rajonal në Shqipërinë Veriore’’ vjen si një përpjekje për të mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin rajonal në rajonet Shkodër- Lezhë, ku pabarazitë mes popullsisë urbane-rurale janë edhe më të mëdha. Ky program u mbështet nga agjencitë donatore të Austrisë dhe Zvicrës dhe ka një vlerë mbi 4 milionë Euro, për t’u zbatuar në një periudhë prej 4 vitesh. Objektivi i përgjithshëm i programit ishte të kontribuojë në mënyrë të qartë për një zhvillim të barabartë social dhe ekonomik të të dy rajoneve dhe, përveç kësaj, të mbështeti përpjekjet e Qeverisë Shqiptare në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.Në përputhje me aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian, programi synoi të konvergojë praktikat dhe rregulloret zhvillimore kombëtare me ato të Bashkimit Evropian.

Programi kishte katër rezultate të pritshme:

1. Një kuadër institucional efektiv për decentralizimin, i cili synon rezultate të drejta zhvillimore;
2. Përforcimi i kapaciteteve të këshillave e të qarqeve për planifikimin e zhvillimit rajonal dhe funksionet e deleguara;
3. Zhvillimi dhe institucionalizimi i procesit të planifikimit gjithëpërfshirës dhe i buxhetimit të zhvillimit rajonal në rajonet e Shkodrës dhe Lezhës;
4. Përshpejtimi i zhvillimi rajonal nëpërmjet nismave për projekte dhe zbatimit efektiv të tyre.

Manaxhimi dhe aftësia për të thithur fondet e ardhshme të Bashkimit Evropian do të varet nga kapaciteti i këshillave të qarqeve dhe njësive të qeverisjes vendore për të hartuar dhe manaxhuar projekte, thelbi i RDP-së. Këshilli i Qarkut të Shkodrës dhe Lezhës janë përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit.

Share this Post