Projekti Këneta – një përqasje e re drejt integrimit

Në Dt 12 Qershor 2008, në zonën ku u zbatua projekti i Kënetës, Co-PLAN në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Agjensinë Austriake për Zhvillim organizuan eventin “Projekti Këneta – një përqasje e re drejt integrimit “me rastin e mbylljes së projekt: “Hapa drejt Rehabilitimit Urban dhe Integrimit të Komunitetit të Zonës Informale të Kënetës, Durrës.

Eventi u mbajt në zyrë e projektit në Kënetë, në orën 11:00. Programi përfshinte një ceremoni të vogël për përmirësimin e rrjetit rrugor në këtë zonë, disa diskutime në lidhje me konkluzionet e arritura nga projekti si dhe prezantimi i punës së bërë gjatë projektit nëpërmjet një ekspozite fotografish.

Projekti i Kënetës pati si qëllim ndërtimin e një modeli për integrimin e zonave informale në zhvillim nëpërmjet fuqizimit dhe pjesëmarrjes së komunitetit në proçeset e planifikimit urban.

Share this Post

Leave a Comment