Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin

Periudha e zbatimit: 2013 -2014
Donatori: Instituti Sllovak për Qeverisje nën Programin e Bashkimit Evropian “Qyteti për Qytetarët”
Fondi: 11,000 Euro
Zbatuar në: Tiranë, Shqipëri
Zbatuar nga: Co-PLAN, në bashkëpunim me Njësinë Bashkiake nr. 11 – Tiranë

Projekti “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin” inkurajon qytetarinë aktive evropiane nëpërmjet formave të nivelit lokal të angazhimit qytetar. Projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian nën Programin Evropa për Qytetarët (Veprimi 1), është duke u zbatuar në të njëjtën kohë në Shqipëri, Sllovaki, Rumani dhe në Republikën Çeke.
Objektivat e projektit “Qyteti për Qytetarët, Qytetarët për Qytetin” janë:

1. Promovimi i vullnetarizmit në nivel lokal, duke rritur ndërgjegjësimin mbi vullnetarizmin si një nga format e angazhimit qytetar dhe përfitimet e tij për mbarë shoqërinë, duke i demonstruar bashkive se si mund të inkurajojnë vullnetarizmin;
2. Nxitja dhe identifikimi i qytetarisë aktive evropiane;
3. Mbledhja dhe promovim i shembujve e praktikave më të mira të bashkëpunimit mes bashkive, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që pasqyrojnë vlerat më demokratike e evropiane si: e mira e përgjithshme, sundimin e ligjit dhe transparenca, me një fokus të veçantë tek përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe teknologjive te komunikimit si mjete për mundësimin dhe inkurajimin e pjesëmarrjes civile.

Co-PLAN, si partner zbatues në Shqipëri, në bashkëpunim me Njësinë e Qeverisjes Vendore Nr. 11 punoi në identifikimin, konceptimin dhe realizimin konkret të një ndërhyrje urbane në një lagje në Laprakë. Mungesa raportuar e hapësirës publike për socializim dhe angazhime në aktivitete në natyrë për komunitetin dhe për fëmijët, u materializua në një project, i cili u zbatua së bashku me komunitetin, duke përdorur kryesisht materiale të riciklueshme. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shpallja e zonës rekreative dhe inkurajimi i qytetarëve që jo vetëm të mirëmbajë atë, por edhe ta shohin si një model që mund të zbatohet në lagjet e tjera gjithashtu. Aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, moderatorit të workshopit, koordinatorit të projektit, banorët dhe fëmijët.

Share this Post