Qyteti për Qytetarët

– Instituti për Zhvillimin e Habitatit (AL), ka përfunduar projektin Qyteti për Qytetarët , Qytetarët për Qytetin mbështetur nga programi Evropa për qytetarët. Qëllimi kryesor i projektit ishte të inkurajojë angazhimin qytetar në hapësirat publike  dhe të paraqesë një gamë të gjerë të mjeteve online dhe offline për të. Duke ndjekur këtë qëllim kemi organizuar një seri ngjarjesh të pjesëmarrjes dhe diskutimeve për banorët të cilët kishin një shans për të takuar kryetarin e tyre  dhe per të paraqitur sugjerime se si të përmirësohen lagjet e tyre.

Përmes ngjarjeve të përsëritura me pjesëmarrje ata gjithashtu kishin një shans për të ndërhyrë në hapësirat publike. Moderatorë me përvojë udhëhoqën shumicën e ngjarjeve që ndihmuan për t’i bërë ato përfshirëse dhe për ti dhënë përgjigje nevojave dhe preferencave të banorëve në ndërhyrjet përfundimtare . Të gjitha këto ngjarje sollën ndryshime të prekshme në hapësirat publike të zgjedhura , nga rinovimi i parqeve, këndeve të lojrave apo hapësirave të lëna pas dore nga tranzicioni që nuk plotësonin asnjë funksion me parë, në pikniqe, lexime publike dhe programe të tjera interesante që ringjallen hapësirat publike. Në tërësi, të gjitha organizatat pjesëmarrëse dhe bashkitë organizuan shtatë ngjarje, disa prej tyre të përsëritura, të cilat ndihmuan dhe për të krijuar komunitetet lokale në disa raste.

Rezultatet e projektit u prezantuan në konferencën përfundimtare, e cila u zhvillua në DK Dunaj në Bratislavë në 24-27 mars. Konferenca diskutoi pjesëmarrjen e shoqërisë civile, vullnetarizmin, zhvillimin urban, dhe bashkëpunimin mes bashkive, sektorit privat dhe jo-fitimprurës dhe publik . Përveç prezantimeve ka pasur disa seminare praktike të udhëhequra nga trajnues me përvojë të përkushtuar për tema të tilla si puna me vullnetarë, komunikimi, planifikimit me pjesëmarrje dhe dy seminare ligjore, të cilat ndihmuan pjesëmarrësit të familjarizohen me çështjet e ndërtimeve të paligjshme dhe parkimit .

Share this Post

Leave a Comment