Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana

Mbështetje në hartimin e Planit të Menaxhimit

Në kuadër të projektit të rehabilitimit të Pazarit të Ri në Tiranë, një projekt i përbashkët i Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Co-PLAN kontribuoi në koordinimin e punës kërkimore në terren dhe në dhënien e rekomandimeve për qytetin, në kontekstin e politikave se si planifikimi dhe instrumente të tjera ligjore mund të ndihmojnë në zhvillimin e Planit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të zonës. Co- PLAN ndërmorri më shumë se 120 anketime me përfaqësues të biznesit në zonë dhe realizoi 300 pyetësorë me kalimtarët, për të hedhur dritë mbi disa aspekte të perceptimit të cilësisë së Pazarit të Ri në sytë e përdoruesve të tij dhe njerëzve që punojnë në zonë. U realizuan vëzhgime të rëndësishme mbi lëvizjet e këmbsorëve, çiklistëve, fuqisë blerëse, duke bërë të mundu krijjimin ë një grupi bazë të dhënash në lidhje me hapësirën dhe jetën publike në lagjen e Pazarit të Ri. Gjithashtu, Co-PLAN kontriuboi në krijimin e vizionit të zhvillimit të Planit të Menaxhimit, i cili synon ta kthejë zonën e Pazarit të Ri në një Destinacion të Përmirësuar të Turizmit.

Share this Post