Status Raporti i Financave Publike Vendore 2019

Monitorimi i vazhdueshëm i zhvillimeve në financat publike vendore është një hap i rëndësishëm në vlerësimin e kapacitetit financiar të tyre në funksion të ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Gjithashtu, një kuptim më i mirë i raportit kompetenca – burime financiare të disponueshme informon hartimin e politikave efektive dhe eficiente në qeverisjen vendore, lehtëson dialogun ndërmjet niveleve të qeverisjes, informon mbi kapacitetet huamarrëse, përmirëson llogaridhënien, transparencën dhe besimin e komunitetit në përfaqësuesit vendorë.

Status raporti i financave vendore ka për qëllim të paraqesë një panoramë të përgjithshme të financave publike vendore për 61 bashkitë, në fund të vitit 2019. Performanca financiare e bashkive në kahun e të ardhurave dhe në shpërndarjen e tyre në funksion të ofrimit të shërbimeve publike përbën një moment të rëndësishëm në fund të reformave decentralizuese të ndërmarra përgjatë katër viteve të fundit (RAT[i], SNDQV 2015-2020, etj.), zhvillimin e zgjedhjeve vendore në muajin qershor 2019 dhe nën presionin e shtuar mbi bashkitë në vijim të fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjithashtu, ecuria e financave publike vendore do të analizohet gërshetuar me informacione nga burime të tjera (Instat, Ministria e Financave dhe Ekonomisë etj.) me qëllim paraqitjen e faktorëve që mund të kenë kontribuar në ecurinë e treguesve për të ardhurat dhe shpenzimet vendore.

Status Raporti i Financave Publike Vendore për Vitin 2019, paraqet në kapitullin e dytë një analizë të detajuar të ecurisë së burimeve financiare vendore sipas kategorive; në kapitullin e tretë trajtohen shpenzimet e kryera nga qeverisja vendore me fonde të veta dhe me fonde të kushtëzuara, ndërthurur me natyrën ekonomike dhe funksionale të shpenzimeve. Në vijim, disa rezultate dhe rekomandime për të ardhmen.

Ju mund  të shkarkoni raportin këtu: Financat_Publike_Vendore_Status_Raport_2019

Share this Post