Trajnim: Hartimi i PBA-së në NJQV

Tiranë, Maj 2012 – Me qëllim ngritje dhe forcimin të kapaciteteve vendore në çështje të hartimit të programit buxhetor afatmesëm, do të organizohen në mjediset e U_POLIS, një cikël trajnimesh me temë ‘Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm në NJQV’, të ofruara nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky cikël i përbërë nga 3 trajnime, vjen në kuadër të projektit “Programi Buxhetor Afatmesëm transparent dhe profesional. Projekti financohet nga OSI, Budapest, dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të..

Trajnim: Huamarrja Vendore

Tiranë, Maj 2012 – Është organizuar në mjediset e U_POLIS, trajnimi i parë ‘Huamarrja Vendore dhe Përdorimi Efiçent i saj’, i ofruar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky trainim është pjesë i një cikli të përbërë nga 3 trajnime, të cilat vijnë në kuadër të projektit “Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida për ta përdorur në Funksion të Ndikimit në Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Projekti financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të shërbejë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve vendore në çështje të huamarrjes vendore dhe të krijojë modele të reja të përdorimit të huasë në nivelin vendor të qeverisjes.