TraSaCu – Kultura e Sigurisë Rrugore dhe Qasja ndaj sistemeve të sigurisë

Drejt Hulumtimit të Ndryshimeve Kulturore dhe Agjendës Inovative për Sigurinë Rrugore

Periudha e Zbatimit: Janar 2015 – Dhjetor 2017
Donator: Programi i BE Horizon2020, Granti Marie Sklodowska-Curie
Fondi: 24,400 EUR
Zbatuar në: Vienë (Austri), Athinë (Greqi), Tallinn (Estoni), Tiranë, Ankara (Turqi), Helsinki (Finlandë), Prishtinë (Kosovë), Hagë (Hollandë), Blacksburg (Virxhinia, SHBA), Bozeman (Montana, SHBA)
Zbatuar nga: KFV – Bordi i Sigurisë Rrugore Austri, Instituti i Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas” (Greqi), Universiteti i Teknologjisë Tallinn (Estoni), Co-PLAN, METU – Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (Turqi), Qendra për Kërkimin mbi Trafikun (Finlandë), Universiteti Polis, AMRKS – Asociacioni Kosovar i Motorizimit, SWOV – Instituti mbi Kërkimet për Sigurinë Rrugore (Hollandë), TCN – Telecommunications and Computer Networking (Shqipëri), TU Wien – Universiteti Teknik i Vienës, Instituti Politeknik, Universiteti Shtetëror i Virxhinias (SHBA), Universiteti Shtetëror i Montanës, Bozeman (SHBA).

TraSaCu është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian me qëllim zbulimin e sfondit kulturor dhe modeleve të sjelljes që ndikojnë në sigurinë rrugore dhe në probleme të përgjithshme të trafikut në qytetet e sotme moderne. Co-PLAN dhe Universiteti Polis, së bashku me 11 institucione të tjera akademike dhe jo-akademike nga 9 vende të botës, kanë marrë pjesë në këtë projekt nëpërmjet aplikimit të kërkimeve dhe shkëmbimit të stafit. Duke qënë se kultura e sigurisë është identifikuar si një nga faktorët kryesorë që ndikon në sigurinë rrugore, projekti TraSaCu synon:

  • Krijimin e një platforme të njohurive publike dhe ndërtimin e një mjedisi institucional për kërkime, për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe shpërndarjen midis vendeve pjesëmarrëse, dhe të tjerëve;
  • Kryerjen e analizave të thella metodike dhe të krahasueshme të treguesve të ndryshëm të kulturës së sigurisë së trafikut;
  • Të kuptuarit e marrëdhënieve mes qëndrimeve dhe sjelljeve që ndikojnë në sigurinë e trafikut për të gjitha vendet pjesëmarrëse;
  • Zhvillimin e një modeli të plotë të kulturës së sigurisë rrugore dhe formulimin e mekanizmave të ndryshimit kulturor

Klikoni këtu për t’u njohur më mirë me projektin, dhe këtu për t’u njohur me disa fakte interesante të gjeneruara në Tiranë, në kuadër të projektit.

Share this Post