Tryeza Rajonale – Ligji nr.10119

Katër tryeza rajonale u organizuan në fund të muajit mars dhe javën e parë të muajit prill, në Rajonin e Fierit, Kukësit, Korçës dhe Shkodrës, me përfaqësues të njësive vendore me qëllim: (1) Shpjegimin dhe dikutimin e rëndësisë së Ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”, si dhe iniciativën e ndërmarrë për hartimin e akteve nënligjore; (2) Prezantimin e rezultateve të intervistave të terrenit; (3) Konfirmimi apo modifikimi i çështjeve substanciale të diskutuara si shqetësime të njësive vendore.

Këto tryeza janë pjesë e mbështetjes që projekti i LGPA – USAID i jep Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, rishtaz e krijuar, në procesin e hartimit të akteve nënligjore. Duhet theksuar se në këto takime mbështeten njesitë e qeverisjes vendore, të të dyja niveleve, me qëllim artikulimin e pozicionit të tyre dhe sygjerimet përkatëse që i adresohen akteve nënligjore që janë në proces hartimi.

• Takimi rajonal në Korçë – 31 Mars
• Takimi rajonal në Fier – 5 Prill
• Takimi rajonal në Kukës – 7 Prill
• Takimi rajonal në Shkodër – 8 Prill

Share this Post

Leave a Comment