Hartimi i Planeve Operative të Zhvillimit Lokal (POZHL) për Njësitë e sapoformuara të Qeverisjes Vendore në Shqipëri

Periudha e Zbatimit: Dhjetor 2015 – 31 Janar 2016
Donatori: UNDP
Fondi: 4,288,840 ALL
Zbatuar në: Bashkitë e Gramshit, Belshit dhe Peqinit
Zbatuar nga: Co-PLAN dhe Universiteti POLIS

Hartimi i Planeve Operative të Zhvillimit Lokal (POZHL) për Njësitë e sapo formuara të Qeverisjes Vendore (NJQV) të Gramshit, Belshit dhe Peqinit, vjen si një përgjigje ndaj sfidave të shumta dhe nevojave të bashkive të reja për integrimin e planeve të ndryshme të veprimit dhe për të siguruar kohezionin administrativ dhe territorial të një territori tashmë të zgjeruar.

Detyrat kryesore në kuadër të këtij projekti ishin:
– Prezantimi i Idesë, përshkrimi i projektit dhe organizimit në bashkitë përkatëse.
– Mbledhja e të gjitha dokumenteve ekzistuese strategjike të planifikimit dhe të dhënave në lidhje me bashkitë e reja.
– Shqyrtimi, analiza dhe diagnoza e informacionit të mbledhur, përgatitja e drafteve të para të POZHL-së.
– Shqyrtimi i drafteve, duke reflektuar ndërhyrjet qytetare dhe përgatitja e versionit zyrtar të POZHL-së.

Share this Post