Planet e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Pukë dhe Malësia e Madhe

Periudha e Zbatimit: Shkurt 2016 – Dhjetor 2016
Donator: Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) /dldp
Fondi: 49,827.00 EUR
Zbatuar në: Bashkinë Pukë dhe Malësinë e Madhe
Zbatuar nga: Co-PLAN dhe Metropolis

Gjatë periudhës shtator-tetor 2016, Co-PLAN dhe Metropolis mbështetën bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe në auditimin e shërbimeve të mbetjeve, si një masë e parë për konsolidimin e shërbimit, pas zbatimit të reformës territoriale dhe administrative. Procesi përfshiu gjetjet fillestare nga të dhënat e bashkive, vlerësimet në terren, konsultimet me qytetarët dhe autoritetet lokale dhe rekomandimet e ekspertëve. Të dyja bashkitë morrën asistencë teknike në planifikim dhe mbështetje infrastrukturore, në mënyrë që të sigurojnë ofrim sa më të mirë të shërbimit.

Përmes një qasjeje të integruar dhe mbështetjes së vazhdueshme teknike, Bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe, hartuan dhe aprovuan planet e integruara vendore për menaxhim të mbetjeve, të cilat priten të përmirësojnë performancën e ofrimit të shërbimeve, zgjerimin e zones së mbulimit dhe reduktimin e kostove. Projekti nxorri mësime dhe praktika të cilat do të kontribuojnë gjithashtu për rishikimin dhe përmirësimin e instrumentave të planifikimit të proceseve të menaxhimit të mbetjeve, menaxhimin financiar të sektorit dhe komunikimit me qytetarët.

Share this Post