Programi i Përkthimit të Librit

Periudha e Zbatimit: 2012 – 2013
Donatori: US Embassy
Fondi: 25,000 $
Zbatuar në: Albania
Zbatuar nga: Co-PLAN

Angazhimi i Co-PLAN në fushën kërkimore dhe të njohuribërjes ka qenë pjesë e pandashme e aktiviteteve në nivel projekti apo dhe në nivel organizativ. Ky angazhim fitoi një dimension të ri me krijimin e një sinergjie me Universitetin POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban në vitin 2006, duke kontribuar së bashku në krijimin e një mase kritike në fushën e zhvillimit urban dhe manaxhimit mjedisor, nëpërmjet edukimit dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Krahas kësaj qasje, Co-PLAN sigurohet që eksperienca, njohuria dhe praktikat e përftuara nga projekte të ndryshme të dokumentohet në formën e manualeve apo udhëzuesve për t’u ndarë me grupet e interesit për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e praktikave të punës në fusha të ndryshme. Në këtë linjë, Co-PLAN në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, u angazhua në zbatimin e projektit “Programi për Përkthimin e Librave”, duke mundësuar kështu përkthimin në gjuhën shqipe të tri publikimeve shumë të rëndësishme tematike, përkatësisht të fushës së mjedisit, financave publike, dhe arkitekturës/planifikimit.

Tri publikimet, të cilat u publikuan gjatë vitit 2013, janë:
1. “Design with Nature” nga Ian L. McHarg;
2. “Strategic Environmental Assessment in Transport and Land Use” nga Thomas B. Fischer;
3. “Public Finance in Developing and Transitional Countries – Essays in Honor of Richard Bird” nga Wallace E. Oates.

Share this Post