Reforma administrativeterritoriale dhe strategjia e decentralizimit – Sa pranë/larg objektivave të dëshiruar jemi pas një mandati qeverisës?

By Ada Lushi|21/12/2018|Artikuj, Publikimet|

Lexoni artikullin e plotë: Territorial Administrative Reform and the Decentralization Strategy – Progress towards the Desired Objectives after a Governing Mandate

Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 69-83

Merita Toska, Anila Bejko (Gjika)

Përmbledhje

Procesi dhe reformat decentralizuese, reforma administrative–territoriale dhe efektet e tyre në vend ishin subjekt i debateve të gjera ndër ekspertë dhe media veçanërisht përgjatë vitit 2017. Hartimi dhe zbatimi i këtyre reformave u frymëzua dhe synonte fuqizimin e qeverisjes vendore dhe rritjen e cilësisë dhe të eficiencës në ofrimin e shërbimeve publike vendore.Tashmë, në fund të një mandati qeverisës dhe në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, sa pranë/larg objektivave të synuar qëndrojmë? Bazuar në të dhënat në dispozicion, në këtë dokument politikash tentojmë të vlerësojmë efektet e reformave decentralizuese dhe RAT, duke përdorur si skenar bazë argumentet mbi të cilat u ndërmorën reformat. Në linja të përgjithshme, analiza e treguesve të marrë në konsideratë sugjeron për mungesë të një decentralizimi vertikal real, varësi financiare të lartë nga qeverisja qendrore dhe nivel të theksuar pabarazish ndërmjet bashkive. Nën hegjemoninë e një qasjeje nga lart-poshtë, bashkitë nuk arrijnë të përfitojnë nga përparësitë informative që ato kanë për të adresuar preferencat/nevojat e popullatës në territoret në administrim dhe, për pasojë, përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre.

Share this Post: