Plani Strategjik  Zhvillimit i Bashkisë Vau i Dejës

Plani Strategjik Zhvillimit i Bashkisë Vau i Dejës

Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Vau i Dejës

Objektivi kryesor i kësaj strategjie është përcaktimi i masave konkrete dhe të mundshme brenda një afati kohor të shkurtër prej 6-7 vjetësh, duke synuar rivitalizimin e aktiviteteve ekonomike dhe sociale të kësaj njësie si dhe përmirësimin brenda standarteve të nevojshme të shërbimeve apo rrjeteve të infrastrukturës. Në këtë mënyrë, dokumenti bën një vlerësim të kujdesshëm të gjendjes ekzistuese për përcaktimin e problematikave aktuale si dhe të potencialeve të mundshme për tu marrë në konsideratë. Analiza pasohet me një trajtim të strukturuar të ndërhyrjeve konkrete të ndara sipas fushave përkatëse duke prekur të gjitha komponentet e zhvillimit të kësaj njësie. Strategjia adreson zhvillimin ekonomik të Bashkisë Vau i Dejës nëpërmjet rivitalizimit të njësive prodhuese të vogla ekonomike, zhvillimit të fermave bujqësore dhe blegtorale, zhvillimit të turizmit historik dhe natyror etj. Në fund, dokumenti përcakton strukturën e nevojshme monitoruese dhe vlerësuese gjatë zbatimit të Strategjisë. >>

Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Koplik

Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Koplik

Dokumenti strategjik i propozuar përcakton kuadrin e plotë teknik dhe institucional që adreson rivitalizimin e potencialeve të zhvillimit të Bashkisë Koplik brenda një periudhe kohore afatshkurtër prej 6-7-8 vjetësh. Në këtë mënyrë dokumenti analizon paraprakisht të gjithë komponentet e zhvillimit të Bashkisë, duke përcaktuar elementët e rëndësishëm që japin ndikim dhe mund të fuqizohen në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Në këtë mënyrë dokumenti identifikon ndërhyrje konkrete

Read More

Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Pukë

Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Pukë

Duke analizuar komponentët e zhvillimit ekonomik të Bashkisë, të infrastrukturave dhe shërbimeve, të organizimit territorial dhe institucional, Strategjia përcakton një sërë fushash të ndërhyrjeve, brenda një kuadri kohor afatshkurtër prej 5-6 vjetësh. Objektivi strategjik i dokumentit është përcaktimi i masave dhe ndërhyrjeve të mundshme nga pikëpamja institucionale dhe financiare, brenda periudhës së marrë në konsideratë, duke adresuar të gjitha fushat e zhvillimit dhe të administrimit të kësaj Bashkie. Në këtë

Read More

Plani Strategjik i Zhvillimit të Komunës Gur i Zi

Plani Strategjik i Zhvillimit të Komunës Gur i Zi

Dokumenti përmban një vlerësim të kujdesshëm të të gjithë elementeve aktuale të zhvillimit të Komunës Gur i Zi, duke u fokusuar në aspektin ekonomik të saj, në demografinë, në organizimin specifik territorial etj me qëllim që të identifikojë të gjitha ato elemente pozitive që mund të ndikojnë potencialisht në zhvillimin e ardhshëm të kësaj Njësie Vendore. Në vazhdim dokumenti propozon masa të nevojshme për rivlerësimin territorial të Komunës dhe më

Read More

Plani Strategjik i Zhvillimit të Komunës Dajç

Plani Strategjik i Zhvillimit të Komunës Dajç

Nëpërmjet analizës së detajuar të të gjithë aspekteve të zhvillimit aktual të Komunës Dajç si demografia, infrastrukturat, zhvillimi ekonomik dhe social është identifikuar një kontekst i mundshëm zhvillimi brenda një plani kohor prej 5-6 vjetësh duke përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në kontekstin e konsolidimit të fermave bujqësore, zhvillimin e agro—turizmit dhe turizmit natyror lumor, zhvillimin e serave dhe pemëve dekorative. Ndërkohë ndërhyrje janë propozuar

Read More

Programi i Zhvillimit për Zonën Pilot në Elbasan

Programi i Zhvillimit për Zonën Pilot në Elbasan

“Programi i Zhvillimit të Zonës Pilot ‘Lagjja 5 Maji’, Qyteti Elbasan” është një nga produktet e projektit dy vjeçar “Hapa drejt një Shoqërie gjithëpërfshirëse në Elbasan, integrimi i grupeve të prekura në zhvillimin urban”, financuar nga Cordaid Holandë dhe menaxhuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Ky projekt, në mënyrë të drejtpërdrejtë, synoi realizimin e aktiviteteve të cilat ndikuan pozitivisht për integrimin e komunitetit Rom të zonës pilot në

Read More

Qyteti i Ndërtuar nga Njerëzit (Vëllimi 2)

Qyteti i Ndërtuar nga Njerëzit (Vëllimi 2)

Të nxitur nga suksesi i revistës së parë “Qyteti i Ndërtuar nga Njerëzit”, vendosëm të krijojmë traditën e botimit periodik të kësaj reviste, që do të merret me nevojat e zhvillimit urban dhe zgjidhjen e përshtatshme për realitetin shqiptar. Besojmë se kjo revistë do të bëhet një udhëzues i mirë për hartuesit e politikave urbane, vendimmarrësit, profesionistët, OJQ-të dhe banorët e interesuar. Besojmë gjithashtu që kjo revistë do të ndihmojë

Read More

Qyteti i Ndërtuar nga Njerëzit (Vëllimi 1)

Qyteti i Ndërtuar nga Njerëzit (Vëllimi 1)

Besojmë se kjo revistë do të bëhet një udhëzues i mirë për hartuesit e politikave urbane, vendimmarrësit, profesionistët, OJQ-të dhe banorët e interesuar. Besojmë gjithashtu që kjo revistë do të ndihmojë publikun e gjerë, përfshi studentët dhe autoritetet e pushtetit lokal. Artikuj të ndryshëm trajtojnë nevojat e zhvillimit urban nga një pikëpamje bashkëkohore dhe ne shpresojmë se vërejtjet e shprehura këtu do të ndihmojnë lexuesin të zgjerojë horizontin mbi kompleksitetin

Read More