Stafi i Co-PLAN

By admini|23/06/2009|Rreth Nesh|0 comments

Në Co-PLAN, njerëzve u pëlqen sfida; ata janë ndër ekspertët më të mirë të fushave që përfaqësojnë, dhe i shtojnë eksperiencë të çmuar dhe profesionalizëm Co-PLAN-it. Ekspertët tanë janë të rinj, energjikë, dhe vijnë nga fusha të ndryshme, gjë që përfaqson më së miri filozofinë e punës në Co-PLAN. Stafi i Co-PLAN është i kualifikuar në disa fusha tematike: manaxhim urban dhe rajonal, manaxhim i financave bashkiake, manaxhim mjedisor urban, dhe në punë kërkimore. Pjesa më e madhe e stafit tonë kanë kryer studimet në universitete jashtë vendit, kryesisht në institucione të mirënjohura akademike dhe kërkimore, ku spikat: Universiteti Erasmus, MDF (Fondacioni për Manaxhim për Zhvillim), dhe IHS (Instituti për Strehimin dhe Studimet e Zhvillimit Urban) në Hollandë, Kolegji Ndërkombëtar i Njerëzve në Danimarkë, Universiteti i Cincinnati-t, Pittsburgh-ut në SHBA, Universiteti i Firences në Itali, etj.

Ju ftojmë të njiheni me stafin tonë tu.

Share this Post:

Leave a Comment