Dimensioni urban i Politikës së Kohezionit të BE-së dhe më tej

By Ada Lushi|21/12/2018|Artikuj, Publikimet|

Lexoni artikullin e plotë: The Urban Dimension of the EU Cohesion Policy and Beyond

Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 167-177

Iván Tosics

Përmbledhje

Politika e Kohezionit është, pa dyshim, një ndër pjesët më me vlerë dhe më novatore të politikave të Bashkimit Evropian. Ky artikull e përshkruan atë shkurtimisht nga këndvështrimi i Komisionit Evropian (konkretisht DG REGIO). Më pas, përshkrimi përqaset me një analizë kritike të mangësive të politikës së kohezionit në praktikë dhe të aspekteve që dobësojnë integrimin e fushave të ndryshme të politikave dhe kufizojnë influencën e qeverive vendore. Në pjesët e tjera të artikullit bëhet një përmbledhje e situatës së planifikimit të politikës së kohezionit 2020, duke reflektuar mbi kushtet e pafavorshme (Brexit, përpjekjet për rinacionalizim) për shkak të të cilave prioritetet e Politikës së Kohezionit do të duhet të ndryshohen. Rrjeti i Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen e Territorit është një përpjekje e pavarur dhe premtuese për të përgatitur aktorët e territorit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në mënyrën më të mirë të mundshme për BE-në, qoftë si influencues dhe qoftë si pritës e zbatues të strukturave normative dhe financiare të BE-së.
Ky artikull bazohet në prezantimin e bërë në Workshop-in e Krijimit të Rrjetit të Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen e Territorit, që u zhvillua në Universitetin Polis në Tiranë, në datat 17-18 maj 2018.

Share this Post: