Status Raport Financa Publike Vendore 2022

Raporti i Financat Publike Vendore – Status Raport 2022 paraqet një panoramë të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve në nivel vendor, treguesve të decentralizimit dhe ndodhive që karakterizuan qeverisjen vendore përgjatë vitit 2022. Ecuria e financave publike vendore u analizua gërshetuar me informacione nga burime të tjera me qëllim paraqitjen e faktorëve që mund të kenë kontribuar në ecurinë e treguesve për të ardhurat dhe shpenzimet vendore. Mes debatesh mbi rishikimin e kufijve territorialë, rishikimit të strategjisë për decentralizim dhe qeverisje vendore dhe nën trysninë e zgjedhjeve vendore (Maj 2023) zhvillimet financiare në nivel vendor për vitin 2022 paraqesin interes të lartë për politikë-bërjen, politikë-bërësit dhe qytetarët.

Status Raport 2022 është pjesë e një serie periodike raportesh tremujore që përmbledhin zhvillimet në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga 61 bashkitë në Shqipëri në www.financatvendore.al.

Publikimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Share this Post