Stafi i Co-PLAN-it përbëhet nga ekspertët më të mirë në fushat që përfaqësojnë që me ekspertizën e tyre i shtojnë vlerë organizatës. Ata janë të rinj, energjikë dhe vijnë nga prejardhje të ndryshme duke përfaqësuar më së miri filozofinë e punës së Co-PLAN. Stafi i Co-PLAN është i kualifikuar në disa fusha tematike: Qeverisje Territoriale dhe Planifikim Hapësinor, Menaxhim dhe Planifikim Mjedisor, Decentralizim dhe Zhvillim Rajonal Lokal, Shoqëri civile dhe aktivizëm dhe Menaxhim grantesh/financim nëngrantesh. Një pjesë e ekspertëve tonë kanë përfunduar studimet e tyre në universitete ndërkombëtare, kryesisht në institucione dhe institutet hulumtuese të shquara akademike, si: Universiteti Erasmus, MDF (Fondacioni për Zhvillimin e Menaxhimit) dhe IHS (Instituti për Strehimin dhe Studimet e Zhvillimit Urban) në Holandë, Kolegji i Popullit në Danimarkë, Universiteti i Cincinnati-t, Pittsburgh dhe SHBA, Universiteti i Firences në Itali etj.
Stafi i Co-Plan, 2022
Për të mësuar më shumë rreth Kapaciteteve dhe Aftësive Organizative të Co-PLAN, ju lutemi ndiqni linkun.
Njihuni me ne
Anila BEJKO (GJIKA) është Drejtoreshë Ekzekutive e Co-PLAN-it dhe ka qenë pjesë e organizatës që nga viti 2005 duke kontribuar me ekspertizën e saj në Qeverisje Territoriale. Lexo më shumë...
Ogerta GJIKNURI është një profesioniste me shumë eksperiencë në çështjet e menaxhimit financiar. Lexo më shumë...
Me përvojë të gjerë në menaxhimin e cikleve të projektit, duke përfshirë monitorimin, kontrollin, raportimin dhe mbylljen e projektit, ajo e ka vendosur veten si një profesioniste e besueshme, eficiente dhe e pajisur me instrumentat teknikë më të mirë. Gjatë dekadës së fundit, znj. Gjiknuri ka ndarë njohuritë e saj si pedagoge në Universitetin POLIS, duke mbuluar tema që lidhen me analizën e aplikuar të biznesit dhe menaxhimin e projekteve.
Aida CIRO PhD., profesioniste në fushën e komunikimit, shkrimit të projekteve dhe zhvillimit të turizmit me 15 vite përvojë të larmishme dhe artikuj shkencorë të botuar. Lexo më shumë...
Themeluese e Ditës Kombëtare të Aktivizmit #NAD – mbahet çdo tetor, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Themeluese e fushatës promovuese për zhvillimin e turizmit #ejanëgramsh.
Dr. Merita TOSKA, ka më shumë se 15 vite eksperiencë profesionale në çështje të zhvillimit ekonomik dhe menaxhimit financiar publik (angazhuar në më shumë se 35 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare). Lexo më shumë...
Znj. Toska ka përvojë të gjerë në hartimin e kurrikulave të trajnimit dhe ofrimit të trajnimeve në menaxhimin e financave publike (financat bashkiake, buxhetimi afatmesëm, planifikimi strategjik i lidhur me planifikimin e investimeve kapitale), studime fizibiliteti, CBA dhe PPP-të. Që prej vitit 2015, Zj. Toska është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin POLIS në Shqipëri dhe është e angazhuar në mënyrë aktive në kërkimin shkencor dhe të aplikuar.
Kejt DHRAMI PhD është eksperte e qeverisjes së territorit dhe zhvillimit rajonal pranë Co-PLAN, Institutit për Zhvillimin e Habitatit, dhe lektore pranë Universitetit Polis. Lexo më shumë...
Fiona IMAMI PhD është eksperte për programimin, planifikimin & monitorimin e zhvillimit rajonal dhe hulumtuese kërkimore me një formim të fortë akademik në çështjet e planifikimit dhe menaxhimit, arritje të cilat dëshmohen nga mbajtja e titullit doktoral në 2021 si pjesë e programit kërkimor të IDAUP (Polis / Ferrara).Lexo më shumë...
Ledio ALLKJA PhD është ekspert planfikimi hapsinor dhe urban. Ai ka filluar punë në Co-PLAN që në vitin 2017 në departamentin e Qeverisjes dhe Planifikimit të Territorit. Lexo më shumë...
Enkela PORO është pjesë e Co-PLAN që nga viti 2022 dhe aktualisht mban pozicionin e Inxhinierit të Mjedisit dhe të hulumtueses kërkimore. Lexo më shumë...
Përvojat e saj të mëparshme përfshijnë mbi pesë vjet eksperiencë në fushën e komunikimit, si dhe tre vjet eksperiencë vullnetare në një organizatë studentore, gjatë së cilës ka marrë role të ndryshme, si kordinatore, udhëheqëse ekipi dhe zëvendëspresidente. Gjatë eksperiencës së saj në Co-PLAN, Enkela ka qenë përgjegjëse për mbikëqyrjen e detyrave të ndryshme, sigurimin e menaxhimit të përgjithshëm të projekteve si dhe të zhvillimit të aktivitete dhe raportimeve. Kontributi i saj gjithashtu përfshijnë shkrimin, redaktimin dhe shpërndarjen e materialeve.
Rodion GJOKA është Ekspert Mjedisi që udhëheq Njësinë Urbane të Menaxhimit të Mjedisit në Co-PLAN. Lexo më shumë...
Imeldi SOKOLI ushtron aktivitetin e tij profesional si Planifikues Urban pranë Co-PLAN, Insitutit për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2015. Lexo më shumë...
Elvis NDREKA është Inxhinier Mjedisi, i diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe punon si Ekspert i Mjedisit dhe Energjisë në Co-PLAN. Lexo më shumë...
Ai ka qenë i përfshirë në zhvillimet e planifikimit dhe menaxhimit lokal, përveç kësaj ka marrë pjesë në zhvillime shumë dinamike në fushën e ekonomisë qarkulluese, projekteve të planifikimit dhe monitorimit të mjedisit, infrastrukturës si dhe ndërtimeve civile dhe industriale dhe mjedisore, duke u angazhuar në projekte të furnizimit me ujë, ndërtime civile dhe industriale duke kryer ekspertizë teknike, vlerësime analitike, mjedisore dhe energjetike dhe auditim, konsulencë për zbatimin e projekteve dhe menaxhim të aseteve etj. Ai është i certifikuar si ekspert mjedisor dhe auditues i sistemeve energjetike në ndërtesa dhe procese industriale.
Rea MUKA është eksperte në GIS dhe Planifikim në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Lexo më shumë...
Aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Universitetin Polis dhe Universitetin e Ferrara në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Puna e Reas në Co-PLAN është karakterizuar nga kontribute të vlefshme. Ajo ka luajtur role kyçe në iniciativa të tilla si formulimi i Planeve Sociale të Strehimit për disa bashki të Shqipërisë, hartimi i planeve territoriale në nivel fshati dhe kryerja e kërkimeve mbi shërbimet e ekosistemit në ligatina, konkretisht në Lagunë e Kune-Vain-it, financuar nga programi Horizon Europe. Në Co-PLAN, Rea është e përfshirë në projekte të ndryshme që mbulojnë fusha si zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, ekonominë qarkulluese, biodiversitetin urban dhe menaxhimin e mbetjeve.
Klesta GALANXHI është një profesioniste me më shumë se 8 vjet përvojë në multimedia dhe komunikimin vizual. Lexo më shumë...
Në vitin 2020, Klesta iu bashkua ekipit të Co-PLAN, si pjesë e Departamentit të Komunikimit. Aktualisht si Eksperte Multimediale, asaj i është besuar krijimi i përmbajtjes vizuale, që përfshin dizajnin, videon, fotografinë dhe zhvillimin dhe zbatimin e brand-it.. Për më tepër, ajo luan një rol kyç në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e faqeve web të projekteve. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka përdorur aftësitë e saj për të krijuar narrativa vizuale tërheqëse dhe për të siguruar qëndrueshmëri të brand-it në një sërë platformash digitale dhe produkteve të print. Portofoli i saj tregon ekspertizën e shumëllojshme, e dukshme në punën e saj në projekte të financuara nga donatorë, ku ajo përkthen koncepte komplekse në përmbajtje vizualisht tërheqëse.
Erni KOCANI është një ekspert mjedisor i punësuar aktualisht në Co-PLAN. Lexo më shumë...
Gjatë gjithë rrugëtimit të tij profesional, ai ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme vendore dhe kombëtare, si dhe ekipe ndërkombëtare, duke kontribuar aktivisht në realizimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga donatorë të shquar si GIZ, UNEP, Sida dhe BE në Shqipëri dhe Kosovë. Aftësitë e Z. Kocani shtrihen në të gjithë ciklin e menaxhimit të projektit, nga shkrimi i projektit deri te zbatimi dhe monitorimi. Ai ka bashkëpunuar me Organizatat e Shoqërisë Civile, duke nxitur partneritete që përforcojnë ndikimin e nismave mjedisore nw vend. Qasja e tij holistike, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, ekonominë qarkulluese dhe reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, e pozicionojnë atë si një forcë dinamike në formësimin e praktikave mjedisore të qëndrueshme dhe ripërtëritëse.
Androniqi NINI është Specialiste Finance në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Lexo më shumë...
Si Specialiste Finance në Co-PLAN, ka mbikëqyrur dhe ka kontribuar në menaxhimin e granteve dhe raportimin financiar, duke siguruar një zbatim të rreptë me rregulloret e dhëna nga donatorët. Kjo përpos detyrave të përditshme financiare, si menaxhimi i llogarive, mbajtja e regjistrave financiarë të saktë dhe të përditësuar nëpërmjet programeve kontabël; mbështetje gjatë proceseve të auditimit, si dhe zbatimin e rregulloreve tatimore. Detyrat e saj të shumta tregojnë shkathtësitë e saj në menaxhimin financiar dhe kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në integritetin financiar dhe zbatimin e rregulloreve të Co-PLAN.
Erinda DHESKALI është Specialiste e Financave/të projekteve në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që nga viti 2022. Lexo më shumë...
Përvoja e saj e mëparshme profesionale është e fokusuar në sektorin privat dhe sektorin e OJQ-ve. Përgjegjësitë e saj përfshijnë menaxhimin e përditshëm financiar, kontabilitetin dhe sistemin e raportimit të brendshëm me atë fiskal, etj. Erinda ka një përvojë 3 vjecare si Menaxhere Finance në një organizatë aktive kombëtare, duke punuar me donatorë ndërkombëtarë si SIDA dhe Bashkimin Evropian duke përfshirë gjithashtu edhe përgatitjen e Raportimit Financiar dhe mbështetjen në auditimin e jashtëm për projektet e realizuara. Në Co-PLAN Erinda ka zgjeruar përvojën e saj profesionale në menaxhimin dhe monitorimin në baza ditore të skemës së nëngranteve, në kuadër të një projekti të SIDA-s, në të cilin ajo duhet të rishikojë raportet e tyre financiare duke siguruar plotësimin me dokumentet mbështetëse. Për më tepër, ajo është një vlerë e shtuar për ekipin e Co-PLAN për mbështetjen në proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm të organizatës, etj.
Altion QIRKO është një anëtar i përkushtuar i ekipit të Co-PLAN që nga viti 2008, duke shërbyer si shofer administrate. Lexo më shumë...
Etika e punës dhe përshtatshmëria e bëjnë atë një anëtar të besueshëm të ekipit, të aftë për të lundruar në sfida të ndryshme. Kontributi i tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e qetë të punës brenda Co-PLAN.