Asistencë Teknike Intensive për Përmirësimin e Shërbimeve të Menaxhimit të Mbetjeve në Gjashtë NJQV të Shqipërisë
Ky projekt ofron asistencë teknike të përshtatur sipas nevojave për gjashtë bashki shqiptare me qëllim përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve, rritjen e transparencës dhe promovimin e praktikave gjithëpërfshirëse në përputhje me standardet kombëtare dhe ato të Bashkimit Evropian.
Komponentët kryesorë të projektit përfshijnë:
- Asistencë teknike të përshtatur për çdo NJQV për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të mbetjeve, planifikimin financiar dhe monitorimin.
- Mbështetje për hartimin dhe komunikimin e raporteve të ndikimit të menaxhimit të mbetjeve për të rritur llogaridhënien publike.
- Angazhimi i shoqërisë civile dhe medias në monitorimin e performancës së shërbimeve dhe zbatimin e masave kundër korrupsionit.
- Aktivitetet për përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara në nismat e menaxhimit të mbetjeve.
- Kurrikula trajnimi dhe module për ngritjen e kapaciteteve.
- Mbështetje për zbatimin e Ligjit të ri për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe përafrimin me direktivat e BE-së.
Rezultatet e pritshme:
- Cilësi, mbulim dhe qëndrueshmëri më e mirë e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në gjashtë bashki.
- Rritje e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen lidhur me menaxhimin e mbetjeve.
- Forcim i kapaciteteve bashkiake në planifikimin e shërbimeve, kostimin dhe përputhshmërinë me politikat kombëtare dhe të BE-së.
- Rritje e përfshirjes sociale dhe mundësive të punësimit në sektorin e mbetjeve për grupet e margjinalizuara.
Të dhëna kryesore të projektit:
- Zonat e synuara: Shkodër, Lezhë, Kukës, Mirditë, Shijak, Dibër
- Fokusi: Përmirësimi i shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve, ekonomia qarkulluese dhe përfshirja sociale
- Mjetet: Trajnim në vendin e punës, analizë kosto/tarifë, hartëzim GIS, raportime etj
- Palët e interesit: NJQV, shoqëria civile, media, agjenci kombëtare
- Rezultatet: Qeverisje lokale e përmirësuar, shërbime transparente dhe sisteme mbetjesh gjithëpërfshirëse
“Bashki të Forta” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.